Policia greke ka arrestuar para pak minutash autorin e dyshuar të përdhunimit të një shqiptares dy ditë më parë në lagjen Petralona në Athinë.

Arrestimi i shtetasit bullgar u krye nga Forcat Speciale  të Policisë, të cilët po e kërkonin 35-vjeçarin në disa zona në të cilat besohet se fshihej.

Arrestimi u krye në lagjen Nea Filadelfia dhe besohet se ka qenë e ëma e autorit që u ka treguar agjentëve zonat të cilat vizitonte shpesh.

Më herët ajo kishte deklarua se uronte që autoritetet ta kapnin sa më parë dhe ta dërgonin në qeli,pasi autori e godiste atë.

35 vjeçari po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës,ku pasi të kryhet procedura e identifikimit,pritet të merret në pyetje dhe gjatë ditës së mërkurë pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

50-vjeçarja u përdhunua dhe dhunua në një apartament në Petralona të Greqisë. Sipas detajeve të publikuara, ajo pas 9 orësh makthi  doli nga ballkoni dhe nisi të bërtiste për ndihmë.

Gruaja që e dëgjoi e para rrëfeu si dukej ajo në momentet e para: “E gjeta atë gjysmë të zhveshur me fytyrën e nxirë nga rrahjet dhe të shkatërruar psikologjikisht.”

Pasi doli nga spitali, pastruesja shkoi në polici dhe bëri denoncim për 35-vjeçarin me origjinë nga Bullgaria që dyshohet të jetë autori i abuzimit seksual.

Sipas shqiptares, ai e përdhunoi dhe e rrahu të paktën 7 herë.

Gjithashtu rrëfeu se ai “rrihte nënën e tij gjatë gjithë kohës.” Gruaja që ndihmoi pastruesen për të shpëtuar nga abuzuesi tha se kur ai kuptoi gjithçka, nisi ta kërcënonte.

“Ai po më kërcënonte mua dhe vajzën time. Ai tha se do të na mbyste. Kemi frikë. Jemi në shtëpi me grila të mbyllura. Policia na tha të mos hapim grilat apo të hapim derën nëse dikush i bie ziles”, tha ajo, shkruajnë mediat greke.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel