Fluksi i lartë i automjeteve gjatë fundjavës ka shkaktuar sërish trafik të rënduar në aksin Balldren-Milot.

Kolonat kilometrike dhe pritjet e gjata janë kthyer në një shqetësim të përsëritur për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë segment.

Situata e përsëritur e trafikut rikthen në vëmendje rëndësinë e nisjes sa më të shpejtë të punimeve për aksin e ri Milot-Balldren, një projekt i shumëpritur që synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë vonesat e vazhdueshme në këtë nyje të rëndësishme rrugore.

Top Channel