Pas sherrit tentoi të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

23/06/2021 09:55
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar ka rënë nën prangat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta tentoi të vriste me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 22:30, kur shtetasi J.Q., 30 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, kishte qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij, pa i shkaktuar lëndime

Falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat e policisë u bë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ndërkaq, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit J. Q., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel