E premte, 08 Janar 2021
15:22
25 vjeçarja u vra në port/ Policia arreston shoferin 39 vjeçar nga Malisheva

Familjarë, të afërm dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 25-vjeçares Artineda Haskasa e cila humbi jetën pasditen e djeshme, këtu në hyrjen e terminalit të kontejnerëve në portin detar të Durrësit.

15:21
Homoseksuali më i famshëm në Shqipëri, Elton Ilirjani tregon se cilin nga djemtë e Për’puthen do të zgjidhte për një takim

Elton Ilirjani është shumë i përfolur në media dhe rrjete sociale pas daljeve të tij me make-up dhe taka dhe deklaratës se është “gay”.

15:17
Shembet rruga nacionale në Borsh/ Aksi duhej të mirëmbahej nga kompania “Salillari”

Rruga nacionale që lidh Sarandën me Vlorën është bërë pothuajse e pakalueshme në dalje të Borshit.

15:15
BE dyfishon vaksinat COVID-19 të BioNTech/ Pfizer me 300 milionë doza të reja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se institucioni që drejton ajo ka rënë dakord të dyfishojë numrin e vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) me kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer.

15:11
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë/ 5 të vdekur dhe 321 raste të reja me COVID-19

5 të vdekur dhe 321 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë, në 24 orëshin e fundit. Kështu njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

15:10
Uji hyn nëpër banesa/ Ishëm, qindra hektarë tokë janë përmbytur

Historia përsëritët në vend me shtimin e reshjeve të shiut shkaktohen përmbytje. Kryesisht në muajin janar dhe në qarkun e Durrësit mësohet paraprakisht se janë përmbytur 410 hektarë tokë bujqësore dhe niveli i ujit arrin deri në 3 metra.

15:07
Njoftim për pasagjerët që vijnë në Tiranë nga Anglia/ “Respektoni karantinën, ose do përballeni me penalitete”

Përmes një postimi në Facebook, bëhet thirrje për respektim të karantinës 14 ditore, nga ana e udhëtarëve që mbërrijnë në Tiranë nga Anglia.

15:05
25 vjeçari që zgjodhi të jetë arbitër, tregon vështirësitë e punës teksa merr ofendime të rënda nga tifozët

Arbitrat  në fushën e futbollit janë ndër profesionet më të gjykuar në Shqipëri.  Noris Kozmai tregon problemet që ndesh në punë.

15:00
Denaj nga Vlora: Fiskalizimi, pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, zhvilluan në Prefekturën e Vlorës në prani edhe të prefektit Flamur Mamaj, një takim informues dhe ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve publike, që tashmë janë zyrtarisht pjesë e këtij procesi tejet të rëndësishëm.

14:52
Pamjet/ Fshati Ashtë në Vaun e Dejës nën pushtetin e ujit

Kjo është gjendja në fshatin Ashtë në Vaun e Dejës.

14:46
2020 ishte viti më i nxehtë në Evropë

Viti 2020 u regjistrua si viti më i ngrohtë në Evropë, sipas shërbimit të Bashkimit Evropian për monitorimin e klimës.

14:44
Britania “blindohet” me vaksina/ I jep dritën jeshile dhe Moderna-s

Rregullatori shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar miratoi për përdorim vaksinën e kompanisë Moderna kundër koronavirusit.

14:31
Mafiozi i famshëm shqiptar, John Alite pranon se ishte një nga organizatorët e protestës në Capitol: Joe Biden do të sjellë komunizmin në Amerikë, nuk do ta lejojmë!

Sipas tij në protestën e Capitol Hill ishin mijëra shqiptarë sepse ata e njohin më mirë komunizmin dhe nuk do të lejojnë që të ndodhë edhe në Amerikë

14:27
FOTO/ Ja si duket 51-vjeçarja Jennifer Lopez pa filtra dhe pa “Photoshop”

Jennifer Lopez vuri në pah të pasmet bombastike, ndërsa pushonte në resortin “Turk & Caicos”.

14:22
Elvis Presley, misteri i autopsisë/ Kishte një plagë të fshehtë në kokë

Nëse gjërat do të kishin qenë ndryshe, Elvis Presley sot do të kishte festuar 86-vjetorin e lindjes.

14:20
Këto të famshme tregojnë pse kanë refuzuar t’i nënshtrohen ndërhyrjeve në fytyrë

Kemi parë se figurat publike bëjnë të pamundurën që të mbetën gjithmonë bukur, duke iu nënshtruar kështu ndërhyrjeve të ndryshme.

14:16
Pamjet e frikshme/ Rrëshqitjet e dheut në Lezhë rrezikojnë shtëpitë, evakuohen banorët/ Pjerin Ndreu: Presim ndihmë nga Tirana

Në Lezhë në lagjen e Spitalit si pasojë e reshjeve të shumta ka patur rrëshkitje të dherave. Banorët e banesave aty pranë janë evakuuar menjëherë pasi situata paraqet rrezikshmëri të lartë.

14:12
Emiratet e Bashkuara Arabe nga nesër hapin të gjithë kufijtë me Katarin

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në kuadër të marrëveshjes së arritur me Katarin nga nesër sërish do të hapin të gjithë kufijtë, që kanë qenë të mbyllura tre vite e gjysmë.

14:10
Pfizer nxjerr studimin e tij: Vaksina jonë, rezistente ndaj çdo forme të virusit

Një studim i kryer prej vetë Pfizer-it dhe degës së Mjekësisë në Universitetin e Teksasit, del në përfundimin se vaksina e prodhuar nga kompania amerikane në bashkëpunim me BionTech-un gjerman, mund të ketë 95 përqind efikasitet edhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit, të cilat janë më ngjitëse.

14:05
“Në dorën e Zotit”/ Përmbytje në Lezhë, banori thirrje për ndihmë: Nuk ka ardhur asnjë

“Në dorën tuaj dhe të Zotit”, shkruan një banor i Dajçit të Lezhës në numrin e “Ti Raporton”.

13:57
OSHEE: Situata e furnizimit me energji te hidrovorët, e stabilizuar

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se situata e furnizimit me energji elektrike te hidrovorët e Volorekës, Grykëzezës dhe Gocajt është stabilizuar.

13:54
Pa maskat mbrojtëse, 413 qytetarë të gjobitur/ Gjobiten dhe 5 të tjerë që lëvizën gjatë orarit të ndaluar

Strukturat e Policisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

13:48
​Arrestohen dy të mitur në Kosovë, dyshohen për vrasje në tentativë

Dy të mitur, një 16 vjeçar dhe 14 vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin për tentim vrasje që ndodhi më dy ditë më parë në rrugën “Dardania” në Janjevë.

13:44
Erdogan i quan ngjarjet në SHBA “turp për demokracinë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se sulmi në Kongresin amerikan nga mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump është një turp që ka “tronditur njerëzimin”.

13:44
Vaksina e tretë kundër COVID, Moderna aprovohet për përdorim në Britani

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani ka miratuar vaksinën e prodhuar nga Moderna.

13:36
Trendet e veshjeve të këtij viti, të inspiruara nga Princesha Diana

Duke pasur parasysh adhurimin e medias, vëmendjen e industrisë së modës dhe mbulimin e përgjithshëm të vazhdueshëm të shtypit, nuk mund të mohohet që Princesha Diana ishte një ikonë e stilit absolut në kohën e saj.

13:36
Ish-deputeti i LDK-së, deklaratë shokuese: Duan të më eleminojnë vrasës me pagesë nga Shqipëria

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka lëshuar një akuzë të fortë në Facebook.

13:34
Kosovë/ Humb jetën një person në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

13:33
Moti i keq në Lezhë, policia: Përmbyten e dëmtohen disa ura, bëni kujdes për shkak të lagështirës

Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës vjen me një njoftim rreth gjendjes aktuale të akseve rrugore në Qarkun e Lezhës, pas reshjeve të dendura të shiut dhe iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë.

13:33
S’ka më liri hyrje-daljesh/ Udhëtarët në Britani, vetëm me test negativ

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë së shpejti do të duhen të kenë teste negative të koronavirusit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

13:26
“Do angazhohemi për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”/ Xhaçka, takim me Soreca-n

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

13:23
Durrës/ 455 shtëpi gati deri në pranverë

Këtë fillim viti ka nisur dorëzimi i banesave të para individuale për familjet e dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit të vitit 2019 në Durrës.

13:18
Arrestohet multimilioneri/ Bëri 1609 kilometra për të gjetur dhe kërcënuar ish-in! I parkoi Lamborghini-n prej ari para shtëpisë

Një multimilioner britanik ra në prangat e policisë për shkak se akuzohet që udhëtoi më shumë se 1609 kilometra nëpër Evropë, me qëllim gjetjen dhe kërcënimin e ish-it të tij.

13:15
​Ekspertët ngrenë alarmin për armatosjen e Serbisë: Kërcënim për Kosovën dhe rajonin

Të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin po i shohin ekspertët e sigurisë lojën e dyanshme të Serbisë – të armatoset nga Lindja e të financohet nga Perëndimi.

13:15
Megaoperacioni “Gjergjova”, finalizohet pas 7 muajsh hetime/ Policia zbardh detajet për aksionin në Skrapar

Finalizohet pas 7 muajsh hetime, megaoperacioni antikanabis i koduar “Gjergjova”.

13:13
Vrasja e çiftit Pasho/ Elona Kalleshi e dyshuara kryesore, avokati i saj: Nuk ka asnjë provë qe e fajëson Elonën

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live”, avokati ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho tregon se Elona ka dëshmuar për pafajësinë e saj.

13:00
Forcat e ushtrisë mbërrijnë në Lezhë/ 970 ha tokë nën ujë! Një shtëpi e përmbytur në Kurbin, rrugë të bllokuara

Forca të ushtrisë kanë mbërritur pak minuta më parë në Lezhë, teksa situata paraqitet problematike për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

12:52
Mbretëria e Bashkuar testin mbi COVID-19 e bën të detyrueshëm për udhëtarët ndërkombëtarë

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që mbërrijnë në Angli do të duhet të paraqesin një test negativ mbi COVID-19 deri në 72 orë para nisjes, bëri të ditur sot qeveria britanike.

12:50
BE-ja pret zgjedhje të standardeve evropiane në Kosovë

14 shkurti u caktua data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ngre dilema, se kush mund të kandidojë ose jo në këto zgjedhje.

12:48
Masazhi që ju lë pa frymë! 30 minuta terapi me 28 lloje gjarpërinjsh (FOTO)

Një mesazh që të lë pa frymë në kuptimin e plotë të fjalës! Kjo është ajo që ofron një qendër SPA-je në Egjipt.

12:47
Festivali i akullit në Kinë/ Kështjella gjigante prej akulli, pamje fantastike (Fotot)

Festivali i 37-të Ndërkombëtar i Skulpturave të Akullit dhe Borës në Harbin në Kinë është hapur për vizitorët, duke shfaqur kulla të ngrira, pallate dhe kështjella.

12:43
Reshjet e dendura të shiut, vështirësohet qarkullimi në disa rrugë të Malishevës

Komuna e Malishevës thotë se gjendja në këtë komuna është rënduar pas reshjeve të shiut por që thekson se është e menaxhueshme, ani pse lumi Mirusha në disa vende ka dalë nga shtrati.

12:42
Përmbytet një shtëpi në Kurbin/ Evakuohen banorët e zonës, situata është e rënduar

Situata në Lezhë, për shkak të reshjeve të shumta të shiut është e rënduar.

12:41
Tiranë/ Shtatë të arrestuar për drogë, vjedhje në qendër tregtare dhe…

Shtatë persona kanë rënë nën prangat e policisë në Tiranë, të akuzuar për vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, si dhe u kapën me lëndë narkotike.

12:37
Loja e vjetër/ Besart Kadia , nga trilleri politik në politikë

Disa muaj përpara se të merrte postin e zëvendës ministrit të ekonomisë, Besart Kadia shkroi librin Loja e Vjetër një triller politik që fitoi çmimin  fondi i krijimtarisë letrare për të rinj 2020.

12:34
Drejt përfundimit sheshi i ri në Laprakë, Bashkia ndërton fusha sportive dhe kënde lojërash

Punimet në këndin e ri dhe dy fushat sportive gati po mbarojnë, ndërsa tashmë janë montuar dhe lodrat në shesh.

12:31
Pse për çdo ditë e më shumë, burrat po nisin të përdorin makijazh

Nga një krem hidratues i lehtë apo balsam pa ngjyrë buzësh, te sy vezullues dhe qerpikë fallco; ka mënyrë të shumta se si sot burrat po zgjedhin të grimohen.

12:30
Studimi i Pfizerit: Vaksina është efektive ndaj varianteve të reja të COVID-19

Një studim gjeti se vaksina e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech është efektive edhe ndaj dy varianteve të reja të koronavirusit, që janë më ngjitës.

12:25
Genta Ismajli ka një surprizë për fansat, dëshironi ta zbuloni? (FOTO)

Këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismajli, ka qenë pak aktive këto vitet e fundit në tregun muzikor.

12:19
Pallati në rrezik nga rrëshqitja/ Në Gjirokastër banorët kalojnë natën me frikë

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar sërish probleme pranë pallatit 5-katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër i njohur tashmë prej ngjarjes së tre viteve më parë ku këtu u shënua një rrëshqitje masive shumë pranë pallatit.

12:18
Miley Cyrus bën dedikimin e ndjerë për qenin e saj që humbi jetën nga kanceri

Përgjatë 10 viteve, Mary Jane ishte miku më i mirë për këngëtaren.
Miley e mori qenin e races së përzjer pit bull në vitin 2012 bashkë me partnerin e atëhershëm Liam Hemsworth.

12:07
Ish-presidenti i FIFA-s shtrohet në spital, ja gjendja e tij shëndetësore

Ish-presidenti i FIFA-s Josep Blater po kalon momente të vështira.

12:02
Një James Bond me ngjyrë/ Kush mund të jetë 007-ta i ri!

Jean Rege Page, aktori i serialit Bridgerton mund të jetë James Bondi i ri, këto janë zërat e fundit që kanë mbushur botën e kinematografisë e po bëjnë xhiron e rrjetit, duke e shtuar akoma edhe më shumë kërshërinë për vazhdimin e sagës së agjentit më të famshëm të botës.

12:01
FOTO/ Peshkaqeni sulmon për vdekje 19-vjeçaren, dëshmitari përshkruan tmerrin

Një peshkaqen i madh ka vrarë një vajzë 19-vjeçare në ujërat e Zelandës së Re, raportojnë mediat e huaja.

11:56
“Braktisin anijen që mbytet”/ Dorëhiqet Sekretarja amerikane e Arsimit

Sekretarja amerikane e Arsimit, Betsy DeVos, u bë anëtarja e dytë e kabinetit Trump që jep dorëheqjen pas sulmit të së mërkurës në Kapitol.

11:54
Greqia na dhuron vaksina/ Rama takon Dendias, në tryezë ligji i luftës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë,ku ka nisur takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe në vazhdim do të ketë një drekë në shtëpinë e homologut të tij tij grek Mitsotakis.

11:53
E ndihmoi mbesa e saj mjeke/ 105-vjeçarja shërohet nga Covid-19

105 vjeçe, luan me lojërat në kompjuter e ka dhe faqen e saj në Facebook.

11:49
Studimi/ Vaksinat anti Covid të Pfizer dhe BioNTech duken efektive ndaj varianteve të reja të koronavirusit

Vaksina Pfizer Inc dhe BioNTech ndaj COVID-19 duket se funksionon kundër një mutacioni në variantet e reja shumë të transmetueshme të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, sipas një studimi laboratorik të kryer nga prodhuesi amerikan i barnave.

11:49
Daka për deklaratën e Konjufcës: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë për Top Channel se KQZ do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe në rastin e kandidimit të mundshëm të kreut të LVV-së, Albin Kurti për deputet.

11:42
Mjeku vdes nga çrregullimi misterioz 16 ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, Bashkëshortja: E sigurt se…

Një mjek në Florida të SHBA ka humbur jetën nga një çrregullim misterioz të gjakut, vetëm 16 ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, kundër COVID.

11:36
Moti i keq, OSSH monitoron situatën/ Vijon puna për riparimin e defekteve nga dëmet

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.

11:31
Operacioni antidrogë në Skrapar/ Bledi Çuçi: Kush përfshihet në paligjshmëri përballet me drejtësinë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit antidrogë në Skrapar.

11:29
Greqia do i falë vaksina anti covid Shqipërisë

Në takimin mes kryeministrave Rama dhe Micotaqis në Athinë pritet të bëhet e ditur edhe vendimin e shtetit grek për t’i dhuruar Shqipërisë disa mijëra vaksina anti covid të cilat do përdoren për të vaksinuar të parët mjekët.

11:29
Peshq në rrugë! Bulqiza nën ujë, përmbytje dhe probleme në qarkullim

Peshq në buzë të rrugës apo në lulishte dhe mbi bar- këto janë pamje të marra ditën e sotme nga Bulqiza.

11:29
Protestat në Kongresin e SHBA, publikohen fotot e personave të shpallur në kërkim

Policia e Washington DC ka publikuar fotografi të anëtarëve të turmës së dhunshme te protestuesve pro Trump të cilet tashme jane shpallur ne kerkim si te kërkuar me akuza federale pasi sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA, ku mbeten katër persona te vrarë gjatë protestave kaotike.

11:20
Njihuni me Delilah dhe Amelia, vajzat që do i vjedhin fronin motrave Hadid (FOTO)

Gigi dhe Bella Hadid duhet të kenë kujdes, pasi dy motra modele mund t’u rrëmbejnë kurorën e tyre!

11:17
“Ndëshkim të rreptë për këdo që prek votën”/ Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

11:12
Operacioni anti drogë/ Goditet grupi kriminal, SPAK nxjerr emrat (mes tyre policë dhe funksionarë publikë)

Ashtu siç Top Channel raportoi më herët Prokuroria e Posaçme SPAK, ka firmosur 23 urdhër arrestesh, mes tyre policë, për një operacion antidrogë të zhvillua në Skrapar.

11:06
Shpërthim në një spital në Napoli/ “Hapet toka”, përpin disa makina

Një shpërthim i fuqishëm në një spital në periferi të Napolit, ka bërë që një krater gjigant të hapet në parkingun e tij.

11:04
2020 ishte viti më i nxehtë në Evropë

Viti 2020 u regjistrua si viti më i ngrohtë në Evropë, sipas shërbimit të Bashkimit Evropian për monitorimin e klimës.

11:00
“Kush shkel ligjin do paguajë”/ Ambasadorja Kim për ngjarjet në Amerikë: Demokracia nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh

Ambasadorja Amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar për ngjarjet e fundit në Amerikë me sulmin ndaj Capitol Hill që tronditën botën.

11:00
Kosovë/ Reshjet e shiut rëndojnë situatën në disa zona

Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë edhe kanë rënduar situatën nëpër disa vende dhe rrugë të Kosovës.

10:55
Mashtrim, vjedhje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, arrestohen 4 persona

Policia e Kolonjës ka vënë nën pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, të kryer më shumë se sa një herë.

10:55
Rusi, ngrin ujëvara/ Vdes një person, mbërrin acari në Evropë

Të paktën një person humbi jetën e tre të tjerë morën lëndime në trup nga shembja e akullit në një ujvarë të ngrirë në lindje të Rusisë.

10:50
Situatë kritike në Shkodër/ Ademi: 1600 ha tokë e përmbytur, më shqetëson një rritje nga ora 8 deri tani

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, gjatë dy ditëve të fundit, situata në Shkodër paraqitet kritike.

10:45
Rama publikon foton me avionin “Albania” dhe ngjyrat kuq e zi në aeroportin e Athinës: Takim dhe drekë pune me Mitsotakis, do diskutojmë për…

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku ka postuar dhe një foto, ndërsa thotë se do të takojë homologun grek. Avioni qeveritar me emrin Albania dhe ngjyrat kuq e zi u shfaqën sot në aeroportin e Athinës. Edhe vetë Rama duket se është kujdesur të tregojë ngjyrat kuq e zi edhe në pallton e tij.

10:39
“Ekziston mundësia që dhjetëra mijëra njerëz të tjerë kanë qenë me COVID-19 në Wuhan”

Hulumtimet e zbatuara në Kinë kanë zbuluar se “ndoshta” kanë qenë të infektuar dhjetëra mijëra njerëz që nuk kanë treguar kurrfarë simptomash të sëmundjes gjatë pandemisë në Wuhan të Kinës, ku u paraqit lloji i ri i koronavirusit.

10:39
Operacioni antidrogë në zhvillim/ SPAK firmos 24 urdhërarreste, mes tyre 4 policë

Prokuroria e Posaçme SPAK, bëjnë me dije burime të Top Channel, ka firmosur 24 urdhër arrestesh, mes tyre 4 policë.

10:31
Reshjet e dendura të shiut, rritet niveli i liqenit të Viroit/ Probleme në akset rrugore, përmbyten dhjetëra hektarë tokë

Reshjet e shiut vijojnë të paraqesin probleme në disa qytete të vendit tonë.

10:26
Situata në Lezhë, rrezikohet të çahet argjinatura e kanalit të ujërave të larta në Kallmet

Nënkryetari i bashkisë Lezhë Ermal Paci thotë se situata në Lezhë për shkak të reshjeve të shumta të shiut është e rënduar.

10:26
Përmbytje në Bulqizë/ Rrugët pushtohen nga uji, probleme në qarkullim

Reshjet e dy ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në Bulqizë.

10:17
Francë, në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 21.703 raste të reja me koronavirus.

10:15
Covax zbulon se kur nis shpërndarjen e vaksinave antiCovid

Programi Covax do të nisë gjatë këtij muaji shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.

10:13
Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të kenë teste negative

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë së shpejti do të duhen të kenë teste negative të koronavirusit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

10:11
Sulmuesit e Kongresit në SHBA do të humbasin vendet e punës

Teksa videot dhe fotot e momenteve të mësymjes së Kongresit amerikane bënë xhiron e rrjeteve sociale, disa prej personave që shihen aty janë identifikuar dhe po humbasin vendet e punës, thotë CNN.

10:10
Pas ndarjes, ish-miss Rusia i bën të papriturën mbretit 50-vjeçar (FOTO)

Mbretëresha ruse e bukurisë, Oksana Voevodina, e cila u martua me ish-mbretin malajzian ka sfiduar urdhrat e familjes së tij të fuqishme dhe ka shpërndarë fotografitë e djalit të saj 18-muajsh në rrjete sociale.

10:06
410 ha tokë, nën ujë! Moti i keq në Durrës, lumi Ishëm del nga shtrati/ Përmbyten oborret e shtëpive

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut në qarkun e Durrësit, rreth 410 ha tokë bujqësore ndodhet nën ujë.

10:04
Kina vendos 11 milionë njerëz nën bllokim, pas shfaqjes së rasteve të reja në një qytet

Kina ka vendosur 11 milionë njerëz të qytetit verior të Shijiazhuang nën bllokim pasi më shumë se 100 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan atje.

10:01
Lirohet kleriku radikal, i lidhur me sulmin në Bali

Një klerik radikal mysliman, i cili ka lidhje me bombardimet e vitit 2002 në Bali, u lirua, pasi përfundoi dënimin për financimin e trajnimit të militantëve islamikë.

09:59
Temperatura rekord, “ngrin” Spanja

Temperatura rekorde janë shënuar sot në Spanjë. Agjencia e monitorimit të motit AEME ka konfirmuar temperaturat e ulët të cilat thyen rekordin e disa ditëve më parë që ishte arritur në Spanjë.

09:56
Reshjet e shiut në Elbasan/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore

Në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët e mesatar.

09:50
Koronavirusi, çfarë po ndodh në Brazil

Dhjetë muaj pas konfirmimit të vdekjes së parë, Brazili ka tejkaluar 200 mijë vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19).

09:45
Trump dënon dhunën në Capitol/ Tranzicioni do të jetë i qetë!

Presidenti Donald Trump e dënoi dhunën e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin të mërkurën dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

09:42
Skandali/ Çahet rruga në Borsh, e pakalueshme. Vetëm pak kohë më parë u rregullua

Aksi rrugor në dalje të fshatit Borsh nuk i ka rezistuar shirave të dendur të ditëve të fundi nga firma Salillari sot është çarë në mes.

09:38
Covid-19, si është situata në Afrikë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në 2.965.221.

09:35
Moti i keq/ ARRSH: Ja akset ku ka patur probleme, bëni kujdes për shkak të lagështirës

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi gjendjen aktuale të akseve rrugore ndërkombëtare.

09:30
OBSH, kritika Evropës: Nuk po bëni sa duhet kundër virusit!

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve europiane të bëjnë më shumë për të frenuar një variant të ri të koronavirusit, i cili është pikasur për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

09:28
Video/ Shkodër, përmbytet shtëpia në fshatin Paçram

Pamjet në video tregojnë një shtëpi të përmbytur nga reshjet e shumta në fshatin Paçram Shkodër.

09:26
Trafikoi një sasi të madhe hashashi drejt Italisë, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (Emri)

Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh është vënën nën prangat e policisë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

09:25
Studimet e fundit: Dhjetëra mijëra njerëz të tjerë mund të kenë qenë me COVID-19 në Wuhan

Studime në Kinë kanë zbuluar se “ndoshta” mund të kenë qenë të infektuar dhjetëra mijëra njerëz, që nuk kanë treguar kurrfarë simptomash të sëmundjes gjatë pandemisë në Wuhan të Kinës, ku u paraqit lloji i ri i koronavirusit.