Mjeku hap alarmin: Varianti indian i Covid mund të shkaktojë vdekje të shumta tek të pavaksinuarit

22/06/2021 09:56

Një mjek imunolog italian është është shprehur i shqetësuar në lidhje me përhapjen e variantit indian të Covid, i njohur ndryshe si variant Delta.

Sipas mjekut italian Guido Forni personat që janë të vaksinuar me të dyja dozat janë të mbrojtur, por problemi qëndron tek ata që nuk janë imunizuar ende.

Duke folur për Corriere della Sera, Forni shpjegoi se zgjidhja do të ishte vaksinimi i gjithë popullatës. Ai tha gjithshtu se rreziku nga mutacionet nuk mund të eliminohet plotësisht nëse nuk ka një shpërndarje të njëjtë të vaksinave në botë.

“Ka shumë gjasa që kjo të ndodhë. Varianti gjendet tashmë në Britaninë e Madhe, pra afër. Është e nevojshme që të furnizohen të gjitha shtetet përmes organizatave ndërkombëtare jo vetëm për një çështje humanitare por gjithashtu sepse është thelbësore të bllokohet virusi kudo dhe të parandalojmë ndryshimin e tij.

Sars-CoV-2 gjithmonë do të përpiqet të fitojë avantazhe mbi ne dhe sa më shumë që e lëmë të shumohet, aq më shumë do të përpiqet të ndryshojë. Më duket se nuk është koha më e mirë për të hequr maskën. Është bezdisëse, por shpëton jetë,” u shpreh ai./GazetaShqip

Top Channel