Përdhunimi i shqiptares nga bullgari në Greqi, Zhaklin Lekatari: U habita nga reagimi! Në Kavajë kur një vajzë u përdhunua, familja tha…

22/06/2021 14:07

Zhaklin Lekatari ka komentuar ngjarjen tronditëse në Greqi, ku 50-vjeçarja shqiptare u përdhunua të paktën 7 herë nga një bullgar, i cili e mbajti në banesën e tij për rreth 9 orë.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Lekatari tha se autori duhet të marrë dënimin maksimal ndërsa shtoi  se është habitur nga reagimi i menjëhershëm i institucioneve dhe komunitetit grek pasi u ngritën për të protestuar.

“Në Shqipëri nuk e kemi një gjë të tillë, jemi një grup i vogël që dalim e protestojnë dhe na tallin se nuk dilni për këtë e për këtë, por dilni për rastet e tilla. Kur u dhunua vajza në Kavajë, komuniteti doli e tha se nuk e duam vajzën se na ka turpëruar. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë që të mundim këto fenomene. Më bëri shumë përshtypje se si kanë reaguar to gjithë. Ne kemi një frymë heshtje që e kemi të mbartur që nga koha e komunizmit”, tha aktivistja e njohur.

Top Channel