“Lidhjet e mia kanë qenë mallkim”/ Selena Gomez flet për marrëdhëniet romantike të së shkuarës: Nuk ndihesha e barabartë…

22/06/2021 16:57

Këngëtarja Selena Gomez ka folur sërish për marrëdhëniet e saj të mëparshme sentimentale.

Në një intervistë për “Vogue Australia”, ajo u shpreh: “Shumica e përvojave të mia kanë qenë marrëdhënie të mallkuara”.

Selena thotë se ka qenë e vështirë teka ishte në vëzhgim nga të gjithë dhe nuk mund të kishte një lidhje në privatësi.
Unë kam qenë shumë e re për t’u ekspozuar ndaj disa gjërave kur isha në marrëdhënie dhe kurrë nuk ndihesha vërtet e barabartë”, shpjegoi ajo.
Jeta e saj sentimentale ka qenë në objektivin e kamerave dhe mediave, që në momentin kur ajo u bë e njohur, në një moshë fare të re.

Ndjekësit e vjetër të saj e mbajnë mend romancën e shumëpërfolur që pati me këngëtarin Justin Bieber, në vitin 2010. Gjithashtu, pati një njohje me The Weeknd në vitin 2017.

Këto histori të saj, janë një ndër arsyet pse kompania e saj e kozmetikës quhet pikërisht “Rare Beauty” (Bukuri e rrallë). “E rrallë” e ndihmoi Selenën të përcaktojë një fazë të re në jetën e saj.

Ndërkohë, “Rare” është vlerësuar nga fansat dhe kritikët si një nga albumet më të vëretë të Selenës. Në mesin e këngëve të saj nga albumi, fansat dalluan baladën emocionale “Lose You To Love Me”.
Disa fansa besnikë këngëtares kanë spekuluar se kënga ka të bëjë me ish-partnerin e saj, Justin Bieber. Selena tregoi për romancën e saj të kaluar kur diskutoi për tekstin e baladës.

Megjithatë ndjekësit duan ta shohin artisten teksa ecën para, në epokën e re të karrierës së saj, që e quajnë “të rrallë”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel