Arrestohen tre kushërinj në Lezhë, procedohet penalisht kryetari i fshatit Lurth. Ja për çfarë akuzohen

22/06/2021 09:43

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, si dhe një tjetër është proceduar penalisht janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

Kështu personat e arrestuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” janë: Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku( kushërinj) si dhe është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës ” shtetasi Nikoll Picaku, kryetar fshatit.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Top Channel