Përplasi dy makina dhe u largua/ Kapet autori 22-vjeçar, riparoi automjetin për të fshehur gjurmët

22/06/2021 17:31

Autori i aksidentit në Tiranë  tre ditë më parë është identifikuar dhe kapur nga policia.

22-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, ka aksidentuar dy makina në lëvizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve.

Gjithashtu ai ka ndërhyrë për të riparuar makinën e dëmtuar për të fshehur gjurmët e aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç. Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin  e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

Top Channel