Pandemia ndër të tjera pengoi disa kënaqësi të jetës.

Pritjes se gjatë i erdhi fundi. ‘South outdoor festival’ rikthehet në sezonin e katërt. Në pamundësi për tu zhvilluar vjet për shkak të pandemisë, me përmirësimin e situatës, aventura do të nis në fillim të shtatorit. Jeni gati për një eksperiencë të paharrueshme?!

Në 3 -6 shtator ftojmë të gjithë të bëhen pjesë e të shijojnë risitë e këtij festivali.

Shumëllojshmëria e aktiviteteve artistike sportive, përgjatë 4 ditëve në këtë festival do të ndihet në çdo cep të jugut plazheve dhe maleve, por epiqendra do të jetë fshati i Borshit që për 3 netë do të jetë zgjuar nga këngëtarët shqiptarë e të huaj më të dashur e të kërkuar për momentin.

Programi është i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga giz me synimin që jugu i Shqipërisë të kthehet një destinacion turistik ndërkombëtar.

‘Që prej fillimit të këtij festivali idea ka qenë që të promovonim si destinacion turistik gjithë jugun e Shqipërisë si dhe shtatori është zgjedhur me qëllimin për zgjatjen e sezonit veror. Unë vij nga një eksperiencë dy tre ditore ne jug dhe kam parë nga afër çfarë ju ofroni e i kam shijuar shumë, si vajin e ullirit sigurisht rakinë por edhe produktet lokale që keni e janë të mrekullueshme e duhet të jeni krenar për këtë. Përdorini këto të mira e zbulojini turistëve ato’.

Top Channel