Shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik të mjeteve në 15 qendra rikthehet në administrimin e DPSHTRR/ Gonxhja: Risi lehtësuese për qytetarët pa rritur tarifat!

22/06/2021 09:58

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka bërë të ditur se shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore në 15 qendra do të rikthehet nën administrimin e DPSHTRR.

Sipas Gonxhes kjo risi do të jetë shumë letësuese për qytetarët, ndërsa thekson se në asnjë moment nuk do të kemi rritje të tarifave.

“Autoveturat e motomjetet e reja (regjistrim për herë të parë/0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para! (çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë)

Mjetet autovetura e motomjete me km, kolaudohen çdo 2 vjet!

Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (autobus), mjete transporti speciale, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit!

Afatet e reja do t’i njihen çdo mjeti me Certifikatë Kontrolli Teknik që ka datë skadence pas datës 23.12.2020!

(Mjetet e reja të regjistruara për herë të parë do të përfitojnë periudhën përkatëse pa detyrim kolaudimi)

KUJDES:

  • Mos qarkulloni pa paguar taksat vjetore të mjetit dhe pa rinovuar TPL-në (siguracionin e detyrueshëm) në datat përkatëse çdo 1 vit!
  • Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!
  • Drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për gjendjen teknike, funksionale dhe sistemet e mjetit përpara çdo lëvizjeje në qarkullim, sipas Kodit Rrugor: Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4!” shkruan Gonxhe.

Top Channel