Itinerari i autorëve të plagosjes së 50-vjeçarit në Sarandë, u larguan dhe humbën gjurmët/ Policia nis kërkimet, i plagosuri transportohet drejt Janinës
Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, me të cilët ka diskutuar për potencialin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, ku shpreha mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për projektet konkrete dhe sidomos programet e përbashkëta të studimit me institucionet tona të arsimit të lartë”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj në rrjete sociale.
Ministrja Kushi, ndër të tjera cilëson faktin se gjatë takimit ka prezantuar edhe objektivat e ministrisë për të ofruar më shumë stimuj për diplomat e dyfishta, trajnimet dhe certifikimet pasuniversitare, si dhe fusha të tjera që kanë potencial shumë të mirë bashkëpunimi mes palëve.
Top Channel