“Pusi i ferrit” në Jemen/ Gropë misterioze në shkretëtirë që nuk i duket fundi!

22/06/2021 13:22

I rrethuar nga misteri e rrëfenja demonësh, Pusi i Barhutit në lindje të Jemenit, qe njihet ndryshe dhe si “Pusi i ferrit”, ngjall kërshëri të madhe.

E ndodhur shumë pranë kufirit me Omanin, kjo grope gjigande në shkretëtirën e Al-Mahras, është 30 metra e gjerë dhe ndoshta 250 e thellë. Gojëdhënat vendase thonë se ajo u krijua si burg për demonët, një reputacion ky të cilin e ushqenë dhe era e rëndë që ngjitet nga thellësia. Zyrtarët jemenitë nuk dine ta thonë se cfarë ka në fund të këtij pusi.

“Nuk kemi mbërritur kurrë deri në fundin e tij sepse ka shumë pak oksigjen dhe aspak ventilim”, shprehet drejtori i Institutit vendas të Gjeolologjisë, Salah Babhair. “E kemi vizituar zonën dhe kemi hyrë në këtë pus por nuk jemi ulur dot me shumë se 50 apo 60 metra. Kishte gjëra të çuditshme aty brenda. Një erë e fortë që të shponte hundët..një situatë mjaft misterioze”, vazhdon ai. Babhair pretendon se pusi është miliona vjeçar.

Shumë prej vendasve jo vetëm nuk e vizitojnë, por përpiqen as të mos flasin për të, të bindur se oguri i keq që sjell ky pus mund të kërcënojë vetë jetën në Tokë. Sa për fatin e keq, jemenitëve ai nuk u ka munguar. Vendi është përfshirë që prej 2014-tës në një luftë të përgjakshme civile mes qeverisë dhe rebelëve Huthi, dhe sot vuan prej njërës prej krizave më të rënda humanitare në botë.

 

Top Channel