Live/ “Çohuni nga kafja”, dita e 19-të e tubimit, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne
Policia ka vënë nën pranga dy të rinj, të cilët u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Policia arrestoi shtetasit: F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç.
Ndërsa, një 47 vjeçar u vu nën pranga, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti një sasi lëndë narkotike.
“U arrestua shtetasi A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel