Dy të arrestuar në Durrës/ 30-vjeçari në gjendje të dehur përplaset me “Benz-in”, një i ri vjedh një market

22/06/2021 09:16

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se një 22-vjeçar dyshohet se ka vjedhur në një market në lagjen nr. 8, Durrës.

Kurse një 30-vjeçar u procedua penalisht një 21 vjeçar, për faktin se 30-vjeçari duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. D., dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 12.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në një market në lagjen nr. 8, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, si dhe u procedua penalisht O. D., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi në Fushë Krujë, shtetasi S. D., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. D., dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel