E ftoi për një pije në shtëpi dhe e përdhunoi/ 30-vjeçarja greke ia mbath e frikësuar nga shqiptari, hidhet mbi makinën e policisë

22/06/2021 12:03

Një tjetër rast përdhunimi ka ndodhur në Greqi. Një 45-vjeçar shqiptar është prezantuar si klient para një 30-vjeçareje greke që punonte në një lokal në Kolonaki.

Ai e ftoi që të dilnin për një pije dhe më pas e ftoi në banesën e tij, e cila ndodhej në të njëjtën rrugë me vendin ku ajo punonte.

Ajo pranoi dhe kur hynë në shtëpi, autori i krimit mbylli derën, e sulmoi dhe e përdhunoi. Kur ajo ia doli të shpëtonte nga duart e tij, hapi derën dhe ra mbi makinën e policisë duke kërkuar ndihmë, shkruajnë mediat greke.

Mediat greke shkruajnë se vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe policia iu vu menjëherë në ndihmë. Ata vunë në pranga shqiptarin, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ndërsa vajza u dërgua në spital për ndihmën e parë.

Top Channel