Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaron se Shqipëria është e dyta në botë për korrupsion, duke iu referuar raporteve të publikuara nga Banka Botërore dhe BERZH.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se bizneset shqiptare paguajnë 3 herë më shumë korrupsion, në raport me 8 vite më parë!

Sipas saj, korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve.
Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH.
Të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve.
3 herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!
Ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë.
Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.
Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!

Top Channel