Itali/ Shqiptari tenton të vrasë gruan, e motra kap grykën e pushkës!

22/06/2021 14:49

Në fillim, është përpjekur ta mbysë me duar e pastaj kapi pushkën. Po të mos ishte për ndërhyrjen e rrufeshme të kunatës që mbërtheu grykën e armën duke e larguar nga e motra, shpërthimi i zemëratës së 37 vjeçarit shqiptar, banues në Itali, Ervis Beqiraj mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Për fat të mirë, plumbi përfundoi në dysheme. Beqiraj është arrestuar tashmë nga policia italiane nën akuzën e keqtrajtimit të bashkëshortes dhe vrasje te mbetur ne tentative. Sherri i radhës në shtëpi ishte pasojë e një përzierjeje droge dhe xhelozie, shkruajnë mediat vendase. Motra e bashkëshortes së 37 vjeçarit, e cila duket se i shpëtoi asaj jetën, ishte vetëm për disa ditë në banesën e tyre sepse kishte në plan të lëvizte.

Në tentativat për të parandaluar ngjarjen e rëndë, gruaja mori një goditje të fortë nga shqiptari, që i cau daullen e veshit. Mësohet se në kohën kur kishte vrapuar të merrte armën nga dollapi, ai i thërriste te shoqes: “Më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del i gjallë nga këtu”.

Top Channel