Numri i rasteve aktive me COVID në vend është 100, një shifër e ulët në krahasim me vendet e tjera në Ballkan apo Evropë.

Gjatë 24 orëve të fundit sërish ka pasur një numër të ulët, 5 raste të reja dhe asnjë vdekje nga koronavirusi.

Nga 4064 testime të kryera kanë rezultuar pozitive rastet e identifikuara në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, ku njëri është në terapi intensive.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Deri më tani janë kryer 781,556 testime në total, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132,496, kurse numri i të vdekurve nga covid ka shkuar në 2,455 .

Qyteti i Shkodrës mban vendin e parë për numrin më të madh të rasteve aktive me covid, 33 të prekur, ndërsa pasohet nga Tirana me 30.

Statistika (22 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4,064

Testime totale 781,556
Raste pozitive 132,496
Raste të shëruara 129,941
Raste Aktive 100
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 33
Tiranë 30
Durrës 10
Berat 7
Lezhë 7
Elbasan 5
Dibër 3
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Vlora 1

Top Channel