Dhunohet për shkak të detyrës drejtori i ujësjellësit të Fushë Arrëzit, denoncon autorin në polici

22/06/2021 16:26

Drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj është goditur për shkak të detyrës ditën e sotme.

Ai e ka bërë denoncim në polici dhe në Prokurorinë e Pukës për dhunën që i është ushtruar.

“Sot sapo kam bërë kallëzimin penal në Prokurorinë e rrethit Pukë sepse Marjan Qafa më ka goditur pasi i kam shkëputur linjën e paligjshme të ujit, nuk e njoh nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie me të unë ia lë prokurorisë dhe gjykatës që të merren me zotërinë në fjalë. asnjëri nuk më bën presione për të ushtruar detyrën, të cilën ma ka lënë ligji në funksion të ndërmarrjes”, tha ai.

Mësohet se Marjan Qafa është ish-oficer i policisë.

Top Channel