Në zonën “VIP” të burgut të famshëm, si e kaloi natën e parë në qeli vrasësi i Caroline (FOTO)

23/06/2021 10:42

Me kë është ai në të njëjtën qeli? Si e kaloi natën e parë në burg?

Babis Anagnostopoulos, që mbyti për vdekje gruan e tij 20-vjeçare, Caroline, një krim që ka tronditur Greqinë dhe jo vetëm, e kaloi natën e tij të parë në burg i qetë!

Ai është burgosur paraprakisht në burgun e famshëm grek, Korydallos, pas vendimit të djeshëm të trupës gjykuese.

Mediat fqinje raportojnë se 33-vjeçari hyri në qelinë e tij rreth orës 21.30 dhe nuk kërkoi asgjë, ndërsa sot në orën 11:00 të mëngjesit, ai do të zhvillojë një takim me drejtoreshën e burgut, në mënyrë që ajo të formojë një imazh të parë të të burgosurit të ri.

Piloti 33-vjeçar po mbahet në një zonë të veçantë në të cilën ndodhen edhe të burgosurit e tjerë, të njohur për opinionin publik grek, pasi autoritetet kanë shprehur frikën për sigurinë e tij fizike.

Sipas informacionit, zona 6, ku po qëndron Babis që konsiderohet si “VIP”, përveçse e qetë është edhe e sigurisë më të lartë. Vrasësi i rrëfyer në këtë krah është së bashku me Panagiotis Vlastos dhe Nikos Maziotis me të cilët do të jetë në oborr, ndërsa në të njëjtën qeli ai ka një oficer burgu i cili është arrestuar për trafik droge në Janinë.

Sipas informacionit, Menios Fourthiotis dhe George Koutsolioutsos i Folli Follie janë po ashtu në të njëjtin krah.

Anagnostopulos ka bërë testin për Covid dhe ka dalë negativ. Në të kundërt ai do të qëndronte në karantinë 14 ditë. Vrasësi i rrëfyer do të ndjekë programin e burgut dhe normalisht do të jetë në oborr me të gjithë të burgosurit e tjerë të zonës specifike ku ndodhet.

“Do të doja të kthehesha pas në kohë, të ndryshoja gjithçka. Mos të shkatërroja jetën tonë, të Carolinës, të voglës tonë, timen”, është shprehur ai për mediat pak ditë më parë.

Mbrapa qelisë së errët ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.

Kujtojmë se, pasi ka pohuar përfundimisht 37 dite me pas se ai është vrasësi, janë hedhur poshtë pretendimet e para te tij se vdekja ka ardhur pas një konflikti verbal qe kane pasur, pasi treguesit e rrahjeve te zemrës ne orën e vajzës provojnë qe ai është përpjekur ta mbysë ne momentin kur ajo flinte, ndërsa 20 vjecarja ka luftuar rreth 6 minuta, por nuk ka mundur ti beje balle fuqisë mashkullore.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel