Në mes të Romës! E reja zhvishet nudo dhe futet të lahet në shatërvanin pranë Parlamentit

22/06/2021 21:25

Një vajzë e re në kryeqytetin Italian, hoqi të gjithë rrobat dhe futet e zhveshur në një shatërvan publik pranë parlamentit të vendit, duke shkuar kalimtarët dhe organet e rendit.

Vajza bëri disa xhiro e zhveshur rreth shatërvanit Piazza Colonna, pranë parlamentit italian në Romë, para se të dëbohej nga policia. Pas vërejtjes së oficerëve, e reja mbledh rrobat dhe me buzëqeshje ndaj policëve nis të vishet.

Pamjet u xhiruan gjithashtu edhe nga turistët, teksa vajza e zhveshur hyn e del duke u freskuar në ujin e shatërvanit, vetëm disa metra larg zyrës së kryeministrit në Palazzo Chigi.

Top Channel