Anglia pa Mount dhe Chilwell sonte në ndeshjen me Çekinë/ Patën kontakt me Gilmour që rezultoi pozitiv me COVID

22/06/2021 18:11

Dyshja e Chelseat, Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në takimin e Anglisë me Republikën Çeke që luhet sot në orën 21:00.

Lojtarët patën kontakt me bashkëlojtarin e tyre Billy Gilmour, që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kështu, Anglia ka njoftuar se Mount dhe Chilwell do të jenë në vetëizolim për dhjetë ditë, duke mos rrezikuar pjesën tjetër të skuadrës.

Edhe pse Gilmour kishte kontakte edhe me bashkëlojtarët te Skocia, asnjë prej tyre nuk janë në vetëizolim.

Ky njoftim mund të shkaktojë probleme për “Tre Luanët” që po luftojnë për kreun e tabelës së Grupit D.

Çekia dhe Anglia kanë nga katër pikë dhe janë të kualifikuar, mirëpo që do të përcaktohet se kush do të jetë lider i grupit.

Top Channel