Vaksina kubaneze është 92.28% efektive ndaj Covid-19

23/06/2021 11:34

Vaksina kubaneze ‘Abdala’ është 92.28% efektive ndaj koronavirusit, sipas studimeve të kryera së fundmi.

Qeveria kubaneze e Inxhinierisë Gjenetike dhe Bioteknologjisë përmes një postimi në twitter shkruan se: “‘Soberana-02’ me 62 për qind efektivitet dhe ‘Abdala’ me 92,28 për qind efektivitet. Këto tashmë konsiderohen si vaksina”.

‘Kuba do të jetë vendi i parë që do i vaksinojë qytetarët me mundësitë e veta”, thuhet më tej në deklaratë.

Presidenti kubanez, Mihuel Diaz-Canel shprehu kënaqësinë që po jep lajmin e vaksinës: “Jam i lumtur t’u japë këtë lajm të gëzuar dhe rezultatet e suksesshme të vaksinave ‘Soberana-02’ dhe ‘Abdala’.

“Efektiviteti i ‘Abdala’ është një ngjarje që të bën të ndjehesh krenar. Pavarësisht nga të gjitha pengesat, shkencëtarët tanë na dhanë 2 vaksina shumë efektive”, tha ai.

Më 19 mars Kuba njoftoi se një nga vaksinat në proces është aprovuar për prova njerëzore dhe do të aplikohet në afërsisht 48 mijë persona të moshës 19 deri në 80 vjeç.

Top Channel