Greqia e zemëruar me Zaev/ Reagime përse nuk shkruajti “e Veriut” në postimin për sportin

23/06/2021 12:21

Athina ka reaguar ashpër pas një postimi ne rrjetin social twitter te Kryeministrit të Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev, ne lidhje me emërtimin zyrtar te vendit te tij.

“Jam në stadiumin e Amsterdamit dhe i jap mbështetjen time të fortë ekipit kombëtar maqedonas të futbollit”, shkruan Zoran Zaev duke vene dhe inicialet me te cilat luan ky ekip ku mungon fjala e “Veriut “. Burime nga zyra kryeministrore e Greqia thonë se kjo është pika qe mbushi gotën, pas disa shkeljeve sipas kritikave te Athinës ka bere Shkupi ne lidhje me mosrespektimin e Marrëveshjes se Prespës.

“Kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes dhe frymës së saj. Ι bëjmë thirrje z. Zaev të mos behet pjese e retorikes përçarëse për një çështje jashtëzakonisht të ndjeshme, siç është ajo e futbollit dhe pjesëmarrja e ekipit përfaqësues të Maqedonisë se Veriut në EURO”, shprehet Aristotelia Peloni, zëdhënëse e qeverisë greke.

Tregues qe zyra kryeministrore greke ka vendosur të ngurtësojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut ishte deklarate e zëdhënëses se qeverisë.

“Ju kujtoj se një nga pikat kryesore të kritikës se Demokracisë së Re kur u diskutua për Marrëveshjen, kishte të bënte pikërisht me: Përdorimin e termit “maqedonas” për gjuhën dhe identitetin. Në çdo rast, gjithçka vlerësohet dhe vlerësohet edhe koha gjatë së cilës protokollet e bashkëpunimit do të ratifikohen nga Parlamenti”, shprehet Peloni.

Sipas gazetës Kathimerini qeveria greke qe duhet te ratifikonte ne korrik ne parlament tre memorandume bashkëpunimi mes dy vendeve qe burojnë nga Marrëveshja e Prespës, duket se do ti shtyje ato te paktën pas shtatorit, ndoshta edhe vitin qe vjen , duke kënaqur edhe një pjese te madhe te Partisë Konservatore ne fuqi qe nuk e ka dashur kurrë Marrëveshjen e Prespes madje e ka luftuar deri ne fund.

Tre memorandumet ndërshtetërore kane te bëjnë me çështjen e mbrojtjes së hapësirës ajrore te Maqedonisë se Veriut nga Forcat e Armatosura Greke, me paktin për përshpejtimin e pranimit të vendit fqinj në BE. dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

Top Channel