Kombëtarja shqiptare pasditen e së premtes mbërriti në Almaty të Kazakistanit  ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës së Ligës së Kombeve pas një udhëtimi që zgjati rreth 7 orë.

Kuqezinjtë me t’u akomuduar akomioduan në hotelin e tyre menjëherë zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore me futbollistët që nuk kanë shfaqur asnjë problem. skuadra jonë përfaqësuese vjen në këtë ndeshje pas humbjes me Lituaninë dhe do të kërkojë fitoren për të marrë edhe kryesimin e Grupit 4 në Ligën C të këtij kompeticioni.

Ajo e së dielës do të jetë ndeshja e tretë mes Kombëtares Shqiptare dhe kazakistanit. Dy përballjet e para mes këtyre dy skuadrave kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2006 dhe në të dyja këto ndeshje fituese ka dalë Kombëtarja shqiptare që ka fituar 2-1 në Tiranë dhe 1-0 në fushën e Kazakistanit.

Ndeshja e kësaj radhe do të gjykohet nga një klasë arbitrare moldavë me gjyqtar kryesor Dumitri Muntean që do të ndihmohet nga anësoret Andrei Bodean e Vasili Ermischin, ndërsa Veaceslav Banari do të jetë arbitër i katërt. Situata në grupin C të Ligës së Kombeve ku është kombëtarja jonë është e barabartë pasi të gjitha skuadrat janë me nga 3 pikë secila. Pas ndeshjes të së dielës, Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Lituanisë për sfidën e 14 tetorit. Si sfida me Kazakistanin ashtu dhe ajo me Lituaninë do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel