Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba Gjate pandemisë te gjithë ne karantine kaluan shume kohe me aparate digjitale si telefona, kompjuter lap top Ipad e te tjere dje kjo padyshim rriti problemet me shikimin çka ka bere qe te shtohen vizitat tek okulisti.
Doktori Rubin Topi ndan me ne raportin e rritjes se këtyre vizitave ne muajt e fundit.
Rubin Topi: Jane shtuar goxha vizitat kjo sepse te gjithëve jo vetëm per te kaluar kohen por per mësimin online apo mbledhje pune online jane detyruar te përdorin këto aparate digjitale qe u kane lene jo pak pasoja.
Po femijet a rrezikojnë me rast te rikthimit te mësimit online dhe cfare u këshilloni atyre?
Rubin Topi: Padyshim qe mësimi online ndikon dhe ne i këshillojmë qe pas 20 ose 30 minutash studimi me aparat digjital duhet te shfrytëzojnë 3 apo 5 minuta duke luajtur ose duke e mbajtur shikimin sa me larg, këtë ua këshillojmë edhe te rriturve.
Nese flasim me shifra, sa jane shtuar vizitat pas pandemisë?
Rubin Topi: Ne fakt dëmtimi qe sollën aparatet digjitale ka ndikuar shume tek ata persona qe kane pasur probleme te vogla por nuk kane qene ne dijeni te tyre e tani u është shtuar edhe me tepër, numri eshte rritur me shume fish ne krahasim me periudhen përpara pandemisë.
Top Channel