Brazili ndjek shembullin e rivalëve të Argjentinës dhe uruguajit dhe e nis mbarë rrugëtimin e kualifikueseve të Botërorit 2022 në Zonën e Amerikës Latine.

Skuadra 5 herë kampione e Botës shkatërroi 5-0 Bolivinë në ‘Arena Corinthians’ të Sao Paulos në një ndeshje ku i pranishëm ishte edhe Neymar që mesa duket e kaloi problemin në shpinë që iu shfaq ditët e kaluar, festivalin e golave të Seleçaos e hapi Marquinhos me një goditje me kokë pas një krosimit të marrë nga Danilo. Pak çaste më vonë Roberto Firmino dyfishoi rezultatin për Brazilin teksa mbylli një kombinim të bukur të nisur pikërisht nga Neymar.

Gjërat u bënë akoma më të lehta për skuadrën e Tites që shënoi golin e tretë, po me Firminon, ndërsa Carrasco shënoi autogol në portën boliviane duke bërë që rezultati të shkojë në 4-0 për Brazilin. Manitën në rezultat e plotësoi pikërisht  Coutinho me një goditje me kokë.

Nuk gaboi as Kolumbia që mposhti Venezuelën me rezultatin 3-0, një ndeshje që duket se e zgjidhi që në pjesën e parë. Duvan Zapata zhbllokoi rezultatin për skuadrën e drejtuar nga Carlos Queiroz që në minutën e 16 të sfidës. Goli ishte një goditje e fortë për venezuelën që pas 10 minutash pa të pësojë edhe golin e dytë me anë të Muriel që shfrytëzoi mjaft mirë krosin e Mojica.

Në minutat shtesë të pjesës së parë u shënua edhe goli i tretë pikërisht nga Muriel dhe llogaritë e sfidës u mbyllën praktikisht për Kolumbinë. Kjo e fundit pas pushimit të ndeshjes vetëm sa administroi këtë rezultat për të marrë në këtë mënyrë 3 pikët e para në këto kualifikuese.

Top Channel