Rama-Metës: Monës i bie medalja e e Teutës që bie me të kushërirë nga burri Ilir

09/10/2020 20:33

Pas reagimeve të shumta të presidentit Ilir Meta, nuk ka nguruar edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter ai i është drejtuar Metës që mos ta mërziste ministren Elisa Spiropali, sepse sipas tj kur të dekoronte Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ka kujt tjetër t’ia dorëzonte medaljen. Ai nuk ka lënë pa përmendur se bashkëshortes së tij do t’i bjerë medalja e e “Teutës që bie me të kushërirë nga burri Ilir”.

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”, shkruan Rama në Twitter.

Të gjitha reagimet e njëpasnjëshme mes Ramës dhe Metës erdhën pas komenteve dhe ironive të thella të kryeministrit në Asamblenë e PS-së pasditen e sotme.

Top Channel