Lirohet francezja e mbajtur peng në Mali pas 1,381 ditësh

09/10/2020 21:41
Sophie pritet nga i biri ne Bamako

Një punonjëse ndihme franceze e marrë peng në vendin afrikano-perëndimor të Mali, është liruar më në fund pas gati katër vjet burgimi, njoftoi presidenti i Malit.

Ekstremistë të armatosur islamistë morën peng Sophie Pétronin në qytetin e Gao në dhjetor 2016. Pétronin, tashmë 75 vjeçe, drejtonte një qendër bamirësie për fëmijë që vuanin nga kequshqyerja.

Politikania vendase Soumaïla Cissé gjithashtu ishte liruar pasi u mbajt për shtatë muaj, njoftonte presidenca, pa sqaruar rethanat apo nese ishin plotesuar kerkesa per lirimin e tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte “shumë i lehtësuar” të mësonte për lirimin e Pétronin.

Nipi i Pétronin, Lionel Granouillac, tha më herët për degën franceze të CNN se halla e tij ishte liruar pas 1,381 ditësh, çka u konfrmua vetëm dje nga autoritetet e dy vendeve.

I biri i Pétronin, Sébastien Chadaud-Pétronin, ishte në kryeqyetin e vendit Bamako dhe u takua me nënën. Ai tha për mediat se kishte frikë për gjendjen në të cilën do ta gjente.

“Prej te gjej dikë që është i dobët, i sëmurë. Shpresoj të jetë mirë. Nuk ka rëndësi në çfarë gjendje është, mezi pres ta takoj”.

FOTO GALERI
1/3
Sébastien Chadaud-Pétronin prane nje fotoje te nenes ne 2018

Top Channel