Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Istogut, Haki Rugova.

Rugova është edhe nënkryetar i partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rugova dhe zyrtarët tjerë janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit”, ka thënë  prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj për Betimi për Drejtësi raporton Telegrafi.

Policia bën të ditur Rugova dhe dy zyrtarët tjerë janë arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit e drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

 

Top Channel