Bashkëbisedim me gazetarët, Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Me çfarë t’i blejnë njerëzit maskat, kur nuk kanë lekë as për të blerë bukë

10/10/2020 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët për të folur mbi situatën që po kalon vendi prej koronavirusit.

Në fjalën e tij Basha ka shpalosur edhe një herë planin prej 5 pikash për rimëkëmbjen ekonomike.

Gjithashtu kryedemokrati ka replikuar duke thënë se nuk ka burime për të paguar, ndërsa në katër ditë nga thesari i shtetit kanë dalë 2 milionë euro për incerenatorë.

Sakaq Basha u shpreh se ndërsa vendet e rajonit po japin paketën e katërt ekonomike, Rama nuk dha as paketën e tretë që e premtoi njëherë.

“Para dy javësh së bashku me ju kemi shpalosur një plan prej pikash për rimëkëmbëjn e ekonomisë. Situata po përkeqësohët, kriza po bëhët e madha. 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën gjatë këtij viti. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë prezantuar paketa e katërt për të ndihmuar qytetarët, ndërsa Rama nuk ka folur më që kur dha paketën e dytë edhe pse premtoi për një paketë të tretë.

Banka dha një parashikim se 42.1% e popullsisë që merr më pak se 5 dollarë në ditë, do të zhyten edhe më shumë në varfëri.

Në paraqitëm një plan prej 5 pikash. Hapi i parë është ndihma për infermierët, mjekët dhe spitalët me një ndihmë të veçantë. Si edhe një ndihmë për shkollat, mësuesit, nxënësit por edhe stafet akademike. 5 dyqane të mbyllura në mes të Tiranës, ndërsa i gjashti me tha që për një muaj nuk kam asnjë blerje.

25 prilli është një ditë e largët, ata duan të dinë se çfarë do bëhët me ta sot. Për këtë arsye kemi propozuar që pensionistët që të marrin 20 mijë lekë shtesë për pensionistet.

Plani prej pikash është i domosdoshëm që të realizohet tani. Lista në farmaci sot është shtuar si në Elbasan e në Tiranë. 80% të kutive të barnave i kam të hapura, sepse tani kanë filluar t’i marrin me kokrra.

Ku do t’i gjejnë lekët njerëzit që kanë humbur punën, ku do t’i gjejnë pensionistët të ardhurat për të blerë ilacët. Borxhi po rritet, por qeveria këto para nuk po i dërgon tek qytetarët.

Rënia e konsumit, mbyllja e biznesit, sot duhet ndërhyrja e shtetit, sot duhet që të jepen paratë e mbledhura nga taksat. Nuk kam burime financiare për t’i mbuluar shpenzimet për maska dhe dezifektantë për pensionistët. Është e kollajtë t’i thotë njerëzve për të blerë maskat, por me çfarë do ta blejë një pensionist atë maskë, me çfarë do ta blejë një qytetar që nuk ka lekë për të blerë as bukën e gojës.

Kam burime financiare të limituara.”, u shpreh Basha.

 

 

Top Channel