Vajza 14-vjeçare e Kim Jong-un në krah të të atit, shtohen spekulimet se do të trashëgojë pushtetin
Amerika Latine dhe Karaibet po përjetojnë pasojat më të këqija ekonomike dhe shëndetësore në botë për shkak të pandemisë së COVID-19, sipas Bankës Botërore (BB), e cila parashikon një rënie prej 7,9 % të PBB-së rajonale në vitin 2020.
“Rajoni ynë po përjeton pasojat më të këqija ekonomike dhe shëndetësore në botë, për shkak të COVID-19”, tha zëvendëspresidenti i BB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet, Carlos Felipe Jaramillo.
Në raportin e saj, BB vëren se në Amerikën Latine dhe Karaibe numri i vdekjeve është aq i lartë, sa në ekonomitë e përparuara, madje më shumë, por burimet në dispozicion për të përballuar këtë tronditje janë shumë më të kufizuara.
Sipas institucionit monetar, dëmi shoqëror është i madh dhe nivelet e papunësisë janë rritur dukshëm në rajon.
Amerika Latine dhe Karaibet regjistruan sot në total 9 831 306 të infektuar dhe 362 450 të vdekur.
Top Channel