Durrës/ Drejtim mjeti pa leje drejtimi, përfshirje në aksident rrugor, arrestohen 5 persona

10/10/2020 10:24
Foto ilustruese

5 persona janë arrestuar gjatë mëngjesit të kësaj të shtunejë nga Policia e Durrësit.

Këta shtetas janë vënë në pranga për vepra penale të ndryshme.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.R., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.

I.L., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Man”, (autobuz), në gjëndje të dehur.

H.Sh., banues në fshatin Zezë, Nikël, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Fushë Krujë, duke drejtuar çiklomotorrin pa leje drejtimi.

E.C., banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjëndje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me mjetet “Benz”, “Volkswagen” dhe “Lançia” duke shkaktuar dëme materiale.

H.P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin B.K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel