Përshkallëzohet lufta tregtare/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve Bombardier nëse nuk prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 miliardë dollarëshe 08/09 08:37
Shteteve afrikane u duhen 1,2 trilionë dollarë fonde deri në vitin 2023, për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19, tha sot kreu menaxhues i FMN-së, Kristalina Georgieva.
“Angazhimet nga huadhënësit dypalësh, zyrtarë dhe institucione ndërkombëtare, mbulojnë më pak se një të katërtën e nevojave të parashikuara, ndërsa kapitali privat është ende i kufizuar”, theksoi ajo gjatë një fjalim në eventin virtual “Mobilizimi në favor të Afrikës”.
“Është e domosdoshme që të gjitha vendet dhe institucionet të mobilizohen më shumë për të ndihmuar Afrikën të përballojë krizën”, shtoi Georgieva.
Sipas saj, pandemia nuk do të mund të ndalet nëse nuk kontrollohet në rajone si Afrika.
Top Channel