E enjte, 17 Dhjetor 2020
18:53
​31 viktima dhe 657 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit 920 qytetarë u shëruan nga koronavirusi, 31 humbën jetën dhe 657 të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

18:50
Qeveria greke: E domosdoshme të mos lehtësohen masat mbrojtëse gjatë Krishtlindjes

Situata epidemiologjike në Europë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar, tha sot zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

18:49
​Volkswagen zvogëlon prodhimin

Një deklaratë nga kompania thuhet se prodhimi në Wolfsburg është ulur ndjeshëm që nga e hëna.

18:41
Vajzat vendosin! REFUZOJNË të dalin me Arjonin, nëse ai rikthehet…

Dje u bë pjesë e emisionit “Përputhen”, Arjoni, konkurrenti i përjashtuar pas skandalit të fotos që bëri shumë bujë, ku shfaqet në një krevat me Anën, duke treguar pjesën e tij të historisë.

18:39
Fotot/ Rama takon Vjosa Osmanin

Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanin.

18:36
Vendimi i djemve për Anën e pezulluar nga programi? Fatjoni: Nuk dal më me Anën unë…

Dje u bë pjesë e emisionit “Përputhen”, Arjoni, konkurrenti i përjashtuar pas skandalit të fotos që bëri shumë bujë, ku shfaqet në një krevat me Anën, duke treguar pjesën e tij të historisë.

18:32
KLP mbledhje/ Fatjona Memçaj komandohet si ndërlidhëse me EUROJUST, miratohet lista e kandidatëve për Drejtues Prokurorie

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve, si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

18:27
​Asnjëherë ‘mos u kap’ me shoferin e traktorit! (Video)

Shoferi i Mercedesit mori një mësim të rëndësishëm!

18:17
Gjermania dhe vaksinimi, një logjistikë si zbarkim në Hënë

Licencimi i vaksinës ndaj koronavirusit është në prag. Qytetarët, mjekët dhe ekipet e ndihmës ndodhen përpara një sfide të madhe. Si duhet realizuar vaksinimi i një populli 80 milionësh?

18:16
Top Talk/ “Opozita e kompleksuar, protesta do kokë”

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Ilir Babaramo, i cili foli rreth ndryshimeve të kabinetit qeveritar, reagimet e mazhorancës dhe opozitës në raport me protestën.

18:10
Rritet numri i të papunëve në SHBA

Numri i amerikanëve që kanë aplikuar për përfitime nga shteti meqë kanë mbetur pa punë, është rritur sërish javën e kaluar në 885,000, njëherësh shifra më e lartë javore prej muajit shtator, teksa përhapja e koronavirusit vazhdon të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

18:07
Kuçi: Serbia po shkel Traktatin e Komunitetit të Energjisë duke bllokuar linjat transmetuese

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë të enjten se Serbia po shkel Traktatin e Komunitetit të Energjisë, duke bllokuar linjat transmetuese për Kosovën.

18:04
​BMW do të prodhojë makina elektrike në Hungari

Hungaria do të ketë një fabrikë makinash elektrike BMW.

18:02
Kanë lindur të dy në 17 dhjetor, Veliaj surprizon aktoren e madhe Tinka Kurti

Aktorja e madhe e skenës dhe kinematografise shqiptare, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë për ikonën e filmit dhe teatrit, por edhe për vetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithashtu feston 41-vjetorin në të njëjtën ditë, Erion Veliaj vendosi ta surprizojë aktoren duke e vizituar në shtëpi.

17:59
Suedia në vështirësi, shërbimet e reanimacionit nën tension

Pavarësisht një ashpërsimi të kufizimeve nga autoritetet këto javët e fundit, Suedia dhe strategjia e saj atipike kundër koronavirusit janë vënë përsëri në vështirësi të mëdha nga një valë e dytë e frikshme që vendi nordik po përpiqet prej shumë kohësh ta shmangë.

17:59
Sërish rekord rastesh me COVID-19 në Gjermani

Gjermani regjistroi një rekord infektimesh me COVID-19 në vetëm 24 orë, që kaluar për herë të parë që prej shfaqjes së virusit shifrën 30 000, sipas të dhënave të Institutit Shëndetësor Robert-Koch.

17:49
Ministrja Kushi, takim me homologen nga Maqedonia e Veriut: Thellojmë bashkëpunimin!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur sot pranë ambienteve të MASR homologen e saj nga Maqedonia e Veriut, Znj. Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

17:45
Transformimi i pabesueshëm i 3-vjeçarit “të mallkuar” të shpëtuar nga aktivistja daneze në Nigeri (fotot)

Një fëmijë i braktisur drejt vdekjes nga prindërit e tij dhe komuniteti prej bestytnive se ishte “i mallkuar”, ka pësuar një transformim rrënjësor pasi u shpëtua nga një aktiviste bamirësie nga Danimarka.

17:44
Top Talk/ Paralajmërimi i gazetarit: 25 Prilli testi i madh. Nëse preken zgjedhjet, shpërthen dhuna

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Ilir Babaramo, i cili foli rreth ndryshimeve të kabinetit qeveritar, reagimet e mazhorancës dhe opozitës në raport me protestën.

17:43
​Juventus hapin bisedimet me Pogban

Ylli i Manchester United Paul Pogba është top synim i Juventusit në merkaton e janarit në vitin 2021, raporton gazetari i njohur Carlo Garganese.

17:42
Mbreti suedez e pranon: Strategjia jonë antiCovid, dështoi!

Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë e përshkroi 2020 si një vit të “tmerrshëm” ndërsa pohoi se strategjia kombëtare kundër koronavirusit, ka dështuar.

17:41
Mbledhja e gjashtë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, çfarë u diskutua

Në datën 17 dhjetor 2020, Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave (KKSP) zhvilloi mbledhjen e tij të gjashtë, nën drejtimin e Kryetares së këtij Komiteti, zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.

17:27
Mbrojtja kërkon kohë/ Ish krerët e UÇK: Prokuroria nuk jep afat

Në konferencën e mbajtur mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në Hagë, Prokuroria nuk dha asnjë datë për përfundimin e hetimeve, por kërkoi që ato të mos ndërpriten duke shtuar se dosjen do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë në shtator 2021.

17:25
Biden dhe Pence do të vaksinohen për koronavirusin brenda disa ditësh

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, thanë zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane përpiqen të konsolidojnë besimin e publikut tek një një mjet që pritet të frenojë pandeminë vdekjeprurëse.

17:23
​Roma – Torino, ndeshja e vetme në program të Serie A

Serie A rikthehet me një ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e enjte.

17:17
”Një tokë e premtuar”/ Ish-Presidenti, Barack Obama arrin rekord shitjesh me librin e tij

Libri “A Promised Land” (”Një tokë e premtuar”), ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi tre milionë kopje pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg.

17:05
Rusisë i pamundësohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka mbështetur sanksionet e vëna për shkak të dopingut ndaj Rusisë, duke ua pamundësuar atletëve të këtij shteti garën me flamurin rus.

17:04
Mik i Epstein/ Arrestohet manjati francez i modelingut për përdhunim, sulme seksuale ndaj të miturave (fotot)

Një agjent i famshëm modelingu në Francë, i akuzuar se ka pasur një të dashur të përbashkët me princin britanik Andrew është arrestuar sot për përdhunim dhe trafikim seksual të vajzave të mitura.

16:58
SHBA/ Shkon në afro 315 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 3.469 humbje jete në SHBA, si pasojë e Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 314.694.

16:51
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 787 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit.

16:44
Putin: Situata aktuale në Malësinë e Karabakut duhet të ruhet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se situata aktuale në Malësinë e Karabakut duhet të ruhet.

16:36
Rikthehet në arrest shtëpie/ Apeli ashpërson masën për Mimoza Margjekën

Gjykata e posaçme e Apelit ashpërson masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka.

16:35
Nuk do ta besoni/ Foto prapa skenave që tregojnë filma ikonikë nga një kënd i tjetër

Ekranet jeshile, kostumet qesharake me sensorë të kapjes së lëvizjes dhe shumë grim, filmat dhe shfaqjet tona televizive të preferuara nuk duken shumëngjyrëshe dhe epike gjatë procesit të prodhimit.

16:28
Vdes “Kim Kardashian e Meksikës” pas ndërhyrjes estetike në të pasme, në moshën 29 vjeçare (Fotot)

Një modele e famshme në Instagram e njohur ndryshe si Kim Kardashian e Meksikës, raportohet se ka vdekur në moshën 29 vjeçare pas një operacioni të dështuar estetik në të pasme në Kolumbi.

16:21
​Hoti: Buxheti për 2021-tën së shpejti për miratim në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se vendi është në situatë specifike politike, porse është shprehur optimist se së shpejti do ta dërgojnë në Kuvend buxhetin për vitin 2021.

16:17
“Lajm i madh”/ Kim: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Kushtetuesen, tani duhet edhe 1!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese.

16:10
Dibër/ U qëllua nga shoku ndërsa ishin për gjah, vdes 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën.

16:10
Vaksina e re e “Moderna” akoma më e mirë. Të premten merr lejen për t’u përdorur

Të enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna.

15:54
Ministrja Denaj në Kuvend: Buxheti 2021, mbështetje për kategoritë në nevojë, stafet mjekësore dhe ato arsimore

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme në seancë plenare edhe projektligjin “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”, projektligjin “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, rrëzimin e dekretin të Presidentit për Buxhetin për vitin 2021, si dhe miratimin e ratifikimit të marrëveshjes së huasë.

15:51
Çifti nga Teksasi ndërrojnë jetë nga COVID, deri në momentin e fundit qëndruan të përqafuar

Një çift bashkëshortor që për 30 vite ishin të martuar, kanë ndërruar jetë së bashku nga COVID-19 pas komplikimeve që u shfaqen.

15:50
Bilanci në Kosovë/ ​8 të vdekur dhe 453 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

8 vdekur dhe 453 raste me COVID-19 janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

15:46
Dentistët zgjidhin dyshimin: ti pastrojmë dhëmbët para apo pas mëngjesit?

Larja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme por duhet të dimë se larja e shpeshtë e tyre dëmton smaltin

15:39
Në shtëpi pas tërmetit/ Bashkia në bashkëpunim me biznesin, ndihmon familjen nga Pëllumbasi

Në bashkëpunimin me disa biznese, Bashkia e Tiranës mundësoi rindërtimin e banesës së familjes së Sami Duqit, në fshatin Pëllumbas.

15:32
Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare muzikanti i njohur

Sam Jayne, muzikani pjesë e grupit “Love as Laughter”, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

15:29
Pa maska në publik, gjobiten 352 qytetarë me 3 mijë lekë

352 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë pasi kanë lëvizur pa maska në vendin tonë.

15:24
Raif Hyseni prezanton albumin e tij të parë në Zoom, ka gërshetuar muzikën tradicionale shqiptare me muzikën e huaj

“Tango Tirana”, “Vals Vlore”, jazz me muzikën kosovare janë disa nga temat e albumit të parë të muzikantit, të cilat i zbuloi sot në një lidhje direkte nga Amerika për “Shqipëria live”.

15:23
Nëntori i mbarë për eksportet/ Në një muaj, 217 milionë euro mallra made in Albania

Nëntori ka rezultuar pozitiv për eksportet shqiptare. Të dhënat e Instat tregojnë së muajin e kaluar arritën vlerën e 27 miliardë lekëve (apo 217.3 milionë euro), në rritje me 10.5% më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës.

15:22
Operacioni në vjedhjen e banesave/ Arrestohet autori i dyshuar për 3 vjedhje

Ditën e sotme, në Devoll ka vijuar puna për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave, ku zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje dhe vihet në pranga autori i dyshuar me iniciale K.A., 42 vjeç.

15:20
Hoti kërkon dorëheqjen e drejtorit të AKI-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

15:18
Patozi e Topalli, me një listë/ “Armiqtë tanë Rilindja, opozita e kompromentuar e Bashës dhe Kryemadhi”

Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli ecën në rrugë të ndryshme pas përjashtimit  nga listat e  Partisë Demokratike në vitin 2017. Sot dy ish-zyrtarët e lartë demokratë drejtojnë formacionet e tyre politike dhe do bashkohen sërish për një kauzë të përbashkët. 

15:16
Operacioni për aktivitetet e paligjshme të kontrabandës me mallra/ Arrestohen 2 shtetas

Ditën e sotme, në Pogradec ka vijuar puna për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, ku janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas me iniciale G. J., 45 vjeç dhe V. B., 51 vjeç.

15:10
BE marrëveshje me Novavax, 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Bashkimi Evropian në kuadër të punimeve për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë Novavax për blerjen e 200 milionë dozave.

15:10
Osmani kërkon rezolutë për UÇK-në/ Presidentja e Kosovës flet para parlamentit të Shqipërisë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, si pjesë të vizitës së saj treditore në Shqipëri kishte edhe mbajtjen e një fjale në parlament.

15:06
Meta dekreton dy ministrat/ Kuvendi kalon në votim me urgjencë Çuçin dhe Ekonomin

Presidenti Ilir Meta pa asnjë vonesë nuk ka hezituar të hedhë firmën në dy dekrete për emërimin e Bledi Çuçit, si ministër i Punëve të Brendshme dhe Milva Ekonomit, si ministre e Bujqësisë.

15:06
Me 97 vota pro, Kuvendi miraton Blendi Çuçin si Ministër i Brendshëm

Kuvendi votoi me urgjencë dy dekretet për shkarkimet dhe emërimet e reja në qeverinë Rama.

15:05
Alask/ Pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19, punonjësit shëndetësorë pësojnë reaksione alergjike

Sipas njoftimit të CNN, punonjësit shëndetësor në Alaska të SHBA-ve, kanë pësuar reaksione alergjike ndaj vaksinës së Pfizer kundër COVID-19, ku ndër reaksionet e para ishte vështirësia në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta të zemrës.

15:05
“E vrava se më fyente”/ Berat, ekzekuton me armë qiradhënësin pas debateve

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Goraj të Kuçovës.

15:04
Hetim për dhunën nga “Shqiponjat”/ Do kontrollohet se si rekrutohen policët e rinj në këtë repart

Teksa efektivit Nevaldo Hajdaraj do t’i komunikohet akuza e vrasjes së Klodian Rashës, SHÇBA në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim të zgjeruar se përse forcat “Shqiponja” kanë më tepër denoncime për akte dhune.

15:02
“Meshkujt në Shqipëri nuk njohin organin e tyre gjenital”, Edmond Tupja: Vjen nga padija e madhe, faji i prindërve!

Meshkujt shqiptar nuk kanë informacionin e duhur për trupin e tyre, është thënë në diskutimin e sotëm të “Shqipëria live” në Top Channel.

15:01
Kuvendi miraton me 96 vota pro Altin Binajn si anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë!

14:59
“Fëmijët të mësojnë nga videot e tua se si masturbohesh”, debate të forta mes pastorit dhe gazetares: Patriark i shpifur

Në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua gjatë në lidhje me temën “a kanë edukatë seksuale shqiptarë?”. Të ftuar në studio por edhe në lidhje direkte ishin shumë të ftuar nga fusha të ndryshme.

14:54
Nishani justifikohet: Nuk e bëra unë tenderin abuziv për Uniformat, por Drejtori i Policisë, Hysni Burgaj

Bujar Nishani, ka dy ditë që ka zgjidhur gjuhën në sulmin ndaj televizionit Top Channel pas publikimit të dokumentarit në lidhje me ministrat e Brendshëm të Shqipërisë.

14:52
Kryeministri spanjoll në karantinë, pati kontakt me Macron

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është në karantinë për shkak të kontaktit të tij kohët e fundit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili sot rezultoi pozitiv me COVID.

14:50
Kuvendi voton pro Altin Binajt për anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 96 vota pro Altin Binajn si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

14:48
Ligji për regjistrin e llogarive bankare, moment kyç në formalizimin e ekonomisë

Kuvendi i Shqipërisë shqyrtoi sot projektligjin “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”. Relatori Ervin Bushati gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se krijimi i një regjistri qendror të llogarive bankare është një domosdoshmëri për rritje të transparencës dhe sigurisë kombëtare.

14:43
Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Misteri i 40 mijë eurove të zhdukura dhe telefonata anonime

Detaje të reja janë zbuluar për sa i përket motiveve të vrasjes së dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe pas 5 vitesh u gjetën në 4 valixhe në Itali me trupin të copëtuar.

14:42
Shqipëria tendencë ulje infektimesh me covid/ Kryeministri Rama, komunikim me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe të Turqisë

Kryeministri Rama ditën e sotme ka zhvilluar një komunikim të përbashkët me  Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë ku u diskutua mbi masat për përballimin e pandemisë së COVID-19.

14:40
Fjalimi i Presidentes së Kosovës para deputetëve të Shqipërisë: Lidhjet tona po thellohen, dallimet në pikëpamje të jenë shtysë për kohezion nacional

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është pritur me nderime shtetërore, ndërsa sot i është drejtuar me një fjalim edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

14:35
Operacioni antikanabis i koduar “Polena”/ Arrestohen 5 persona, 1 i shpallur në kërkim

Ditën e sotme, në Korçë ka vijuar operacioni antikanabis i koduar “Polena”, ku ndalohen 5 persona në kuadër të këtij operacioni dhe një shtetas në pranga i shpallur në kërkim me iniciale D.Z, 19 vjeç.

14:34
William dhe Kate, një kartolinë për Krishtlindje…

Është një imazh i përkryer dimëror; të ngroh dhe të çlodh me pafajësinë e fëmijëve dhe buzëqeshjet e tyre.

14:28
Pandemia e koronavirusit rëndon ekonominë në Kosovë

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rënien e qarkullimit vjetor në Kosovë dhe mbledhjen e tatimeve.

14:25
Ish-krerët e UÇK-së/ Mbrojtja në Hagë kërkon shtyrjen e gjyqit

Mbrojtja e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, edhe një herë ka kërkuar që gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të fillojë pas 18 muajsh, përkatësisht në verë të vitit 2022.

14:22
Putin e quan hetimin e helmimit Navalny ‘një truk’

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë si “një hile” një hetim të përbashkët mediatik që fajësoi agjentët e shtetit rus për helmimin e kritikut të tij, Alexei Navalny.

14:21
U plagos në protestë/ Rama jep lajmin e mirë për policin: Operacioni i dytë në Turqi doli me sukses

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë, duke thënë se operacioni në sy i efektivit Fadil Allaraj i cili u plagos në protestën për vrasjen e Klodian Rashës ka dalë me sukses.

14:19
Filipi i Greqisë thotë “PO”! Dasma e fundit mbretërore e 2020-ës

Shumë larg “dasmës së madhe greke” që kemi parë në televizion.

14:15
Mbreti i Suedisë: S’mundëm t’i mbronim të moshuarit nga COVID

Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, tha se ai beson se vendi i tij nuk ka arritur të mbrojë të moshuarit në shtëpitë e kujdesit nga efektet e pandemisë COVID-19.

14:12
85 viktima gjatë 24 orëve të fundit/ Koronavirusi në Kroaci, si paraqitet situata

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kroaci janë regjistruar 85 viktima dhe 3.918 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

14:09
Ministri maqedonas: Prioritet lufta kundër përhapjes së COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha sot se në 100 ditët e para të qeverisjes së vendit prioritet i ministrisë që drejton ai ishte lufta kundër përhapjes së COVID-19.

14:04
Familja Duqi merr pronësinë e shtëpisë së re, Veliaj:“Asnjë parti nuk i imponohet qytetit dhe as vjedh dot gëzimin e fëmijëve”

Një tjetër familje nga fshati Pëllumbas hyri sot në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit. Sami Duqimori dokumentet e pronësisë nga kryebashkiakui Tiranës, Erion Veliaj, i cili e uroi për shtëpinë e re dhe premtoi se si kjo familje do të përfitojnë të gjitha familjet e tjera.

14:03
Djegia e mandateve nga opozita, Balla: Komisioni i Venecias e konsideron akt kundër trashëgimisë elektorale europiane

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Komisioni i Venecias e ka konsideruar si akt kundër trashëgimisë elektorale europiane veprimin e djegies së mandateve të opozitës jashtëparlamentare.

14:01
Tjetër rekord “i zi” në Tokio/ Rriten rastet ditore, kryeqyteti japonez ngre gatishmërinë në nivelin më të lartë

Me rastet ditore të koronavirusit të ri (COVID-19) që arritën një rekord tjetër, kryeqyteti japonez Tokio për shkak të sistemit mjekësor të mbingarkuar ka ngritur gatishmërinë në nivelin më të lartë që nga shpërthimi i pandemisë.

13:57
Twitter-i vendos: Do të hiqen postimet “mashtruese” lidhur me vaksinat kundër COVID-19

Twitter-i ka njoftuar se do të fillojë heqjen e informacioneve mashtruese në lidhje me vaksinat anti-COVID-19 nga java e ardhshme.

13:55
Nën pushtetin e pandemisë! Krishtlindje “të kufizuara” në Evropë

Evropa këtë vit po pret festimet e Krishtlindjeve me masa kufizuese, me shumë vende që po marrin masa paraprake për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

13:54
Emigroi në Pragë, trashëgon klubin e gjimnastikës

Gjimnasti Alon Hasa ka trashëguar klubin në qendër të Pragës.

13:49
Konferenca e ardhshme ndaj Thaçit dhe të tjerëve në fund të janarit

Ka përfunduar seanca e sotme paragjyqësore në Dhomat e Specializuara ndërsa konferenca e ardhshme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të mbahet në fund të muajit të parë të vitit 2021.

13:48
Masa të reja anticovid? Rama konferencë me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe të Turqisë

Gjatë një Komunikim me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë për masat për përballimin e pandemisë COVID19 kryeministri Edi Rama ka thënë se:

13:46
Humb jetën modelja 29-vjeçare, gjatë ndërhyrjes së rrezikshme për “vithe të kërcyera”/ Ç’duhet të dini rreth “ngritjes braziliane”

29-vjeçarja Joselyn Cano, modele dhe influencuese në Instagram (12.8 milionë ndjekës) ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje që njihet gjerësisht si “ngritja braziliane e vitheve”.

13:43
Ahmetaj në Kuvend: Nëse do ishit në regjimin e së djathtës ekstreme do paguanit akoma më shumë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka hedhur porshtë të gjitha akuzat ndaj qeverisë për keq menaxhimin e fondeve dhe grandeve të marra nga shtete të tjera.

13:26
​Ruçi-Osmanit: Rrallë ndodh që një politikë të mbajë përgjegjësi kaq të madhe për popullin e vetë

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, pasi nderoi dëshmorët e atdheut duke bërë homazhe pranë memorialit “Nëna Shqipëri” në Tiranë, ajo shkoi në Kuvendin e Shqipërisë.

13:24
“Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, Osmani: Të bashkohemi që e vërteta të mos përmbyset para syve tanë

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri në një vizitë  zyrtare 3-ditore.

13:20
U gjet e varur pranë djalit të saj të mbytur/ Hetimet nxjerrin detaje të reja: 35-vjeçarja i druhej një vdekjeje nga kanceri

E tmerruar nga një vdekje e mundshme prej kancerit si dhe e vendosur për t’i shpëtuar martesës së saj “mbytëse”, një nënë u gjet e varur krah djalit të saj të mbytur, gushtin e këtij viti.

13:18
Bulqizë/ Mori peng një 22-vjeçar, arrestohet autori 37-vjeçar

Bulqizë- Një 22-vjeçar është marrë peng për disa orë në qytetin e Bulqizës.

13:14
“Fytyra e Serbisë s’ka ndryshuar”, Vjosa Osmani: Të pendohet e kërkojë falje!

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri në një vizitë  zyrtare 3-ditore.

13:07
Presidentja në detyrë e Kosovës në kuvendin shqiptar: Ju jemi mirënjohës përjetë!

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri në një vizitë  zyrtare 3-ditore.

13:01
Prokuroria: Dosja gjyqësore 2-3 muaj para gjyqit/ Avokati i Thaçit: Na duhen të paktën 18 muaj minimumi për mbrojtjen

Ish-komandantët e UÇK  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqi janë sot sërish para gjykatësve të dhomave te specializuara për Kosovën në Hagë ku po zhvillohet një seancë për ecurinë e procesit.

12:56
FOTO/ Ja deputetët që meritojnë gjobën për mosmbajtjen e maskës

Sot në seancën e Kuvendit, pjesa dërmuese e deputetëve u paraqitën me maska. Taulant Balla kishte zgjedhur një maskë sportive Puma. Alket Hyseni, maskë kirurgjikale. Me maskë shkoi në Kuvend edhe ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi.

12:52
(FOTO) “Më e keqja në dekadë”! Kaos në SHBA/ Stuhia e borës shënon 3 viktima, paralajmërohen banorët: Merreni seriozisht

Tre persona kanë mbetur të pajetë, teksa një stuhi dëbore ka nisur përgjatë pjesës së bregdetit lindor të SHBA-së.

12:47
Francë/ Karantinohet edhe kryeministri Castex pas kontakteve me Macron që rezultoi pozitiv me covid

Kryeministri francez, Jean Catex, i konsideruar si rast kontakti i presidentit, Emmanuel Macron pozitiv me COVID-19, u vendos në izolim, edhe pse nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, njoftuan sot shërbimet e tij.

12:46
BE-ja ndan 6 miliardë euro për Turqinë

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se i ka ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro për të trajtuar problemin me migrantët sirianë, raporton AFP.

12:44
Avokati i Selimit: Prokuroria nuk e përmbushi detyrimin! Avokati i Veselit për Prokurorinë: Është herët, ta shohim çfarë do të bëjnë

Në Gjykatën Speciale është duke u mbajtur seancë statutore e ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.