Vdekja tragjike e ish-anëtarit të One Direction, e dashura e Liam Payne heq tatuazhet e bëra për të: Vendosa që… 31/07 19:50
Sam Jayne, muzikani pjesë e grupit “Love as Laughter”, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
46-vjeçari, ishte zhdukur më 6 dhjetor dhe miqtë filluan një fushatë në rrjete sociale për të gjetur këngëtarin.
Ai u gjet në makinën e tij dhe një hetim paraprak nuk tregoi asnjë shenjë të krimi sipas Pitchfork. Zeke Howard, shok i grupit të Jayne “Love and Laughter”, konfirmoi lajmin në Instagram, “Sam ynë i dashur nuk është më me ne, por do të qëndrojë gjithmonë në mendjen tonë”.
“Ju lutem respektoni privatësinë e familjes tonë”, shtoi ai.
Jayne ishte gjithashtu edhe anëtar “Modest Mouse” në vitet ’90.
Top Channel