Alask/ Pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19, punonjësit shëndetësorë pësojnë reaksione alergjike

17/12/2020 15:05
Vaksina Anti-Covid

Sipas njoftimit të CNN, punonjësit shëndetësor në Alaska të SHBA-ve, kanë pësuar reaksione alergjike ndaj vaksinës së Pfizer kundër COVID-19, ku ndër reaksionet e para ishte vështirësia në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta të zemrës.

Sipas njoftimit nga CNN, ky është rasti i parë i reaksioneve alergjike që janë regjistruar ndaj kësaj vaksine në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se zyrtarët shëndetësorë kanë bërë të ditur se presin të kenë reaksione alergjike në raste të caktuara, dhe se për këtë janë të përgatitur që të trajtojnë këdo që pëson reaksione alergjike.

“Kemi pritur që efektet anësore si kjo të ndodhin, pas raportit të publikuar në Angli, ku personat që e kanë marrë vaksinën e Pfizer dhe BioNtech raportuan për raste të tilla”, tha drejtori i personelit mjekësor në Alaska, Anne Zink.

Punonjësit e spitalit Juneau ishin pjesë e grupit të parë që janë vaksinuar me Pfizer, të martën dhe në mesin i tyre edhe ata që pësuan reaksione alergjike.

Top Channel