​BMW do të prodhojë makina elektrike në Hungari

17/12/2020 18:04

Hungaria do të ketë një fabrikë makinash elektrike BMW.

Prodhuesi gjerman i makinave BMW ka njoftuar se fabrika e saj në Debrecen në Hungarinë lindore do të jetë një pjesë kryesore e strategjisë së saj të prodhimit të makinave elektrike.

Kjo u tha nga ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë pas takimit me drejtuesit e BMW në Munih.

Në një deklaratë në Facebook, Peter Szijjarto tha se vendimi i BMW ishte “një lajm fantastik” që sinjalizon se “Hungaria do të jetë ndër liderët botërorë në epokën tjetër të prodhimit të automjeteve elektrike”, raporton agjencia e lajmeve MTI.

Megjithëse BMW tashmë prodhon automjete elektrike, prodhuesi planifikon të zhvillojë një platformë të veçantë për prodhimin e modeleve elektrike në Debrecen, tha Szijjarto.

Ndërtimi i një fabrike në Debrecen është planifikuar, tha ai, duke shtuar se qeveria ka përfunduar infrastrukturën e nevojshme.

Top Channel