Tjetër rekord “i zi” në Tokio/ Rriten rastet ditore, kryeqyteti japonez ngre gatishmërinë në nivelin më të lartë

17/12/2020 14:01

Me rastet ditore të koronavirusit të ri (COVID-19) që arritën një rekord tjetër, kryeqyteti japonez Tokio për shkak të sistemit mjekësor të mbingarkuar ka ngritur gatishmërinë në nivelin më të lartë që nga shpërthimi i pandemisë.

Kyodo News raportoi se Tokio gjatë ditës së fundit regjistroi 822 raste të reja të koronavirusit, shumë më shumë se rekordi i ditës së mëparshme prej 678 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Tokio ka tejkaluar shifrën 49 mijë, shifër më e lartë nga të gjitha 47 provincat e vendit.

Të shqetësuar për rritjen e barrës në rrjetin e kujdesit shëndetësor, autoritetet në qytetin me 9,2 milionë banorë kanë ngritur alarmin për sistemin mjekësor në nivelin më të lartë për herë të parë që nga shpërthimi.

Sipas mediave lokale, qeveria metropolitane në muajin nëntor ngriti alarmin e përgjithshëm të virusit në nivelin më të lartë, por qëndroi në vlerësimin e saj të sistemit mjekësor të kryeqytetit në nivelin e dytë.

Pothuajse 70 për qind e 3 mijë shtretërve të Tokios për pacientët me COVID-19 aktualisht janë të zënë, së bashku me 78 nga 200 shtretër të përgatitur për pacientët me simptoma të rënda.

Kryeqyteti që nga nëntori ka parë një rritje të rasteve COVID-19, duke arritur një shifër mujore prej 9.857 infeksionesh. Në këndvështrimin e rritjes së infeksionit, qeveria japoneze këtë javë pezulloi programin e saj kombëtar të stimulimit të udhëtimit, i cili synonte të ringjallë industrinë e turizmit dhe ekonominë e vendit.

Japonia deri më tani ka raportuar pothuajse 185 mijë raste të koronavirusit, përfshirë 2.688 viktima.

Top Channel