Gjimnasti Alon Hasa ka trashëguar klubin në qendër të Pragës.

Ai rrëfeu në emisionin “Shqipëria live” se presidenti i mëparshëm i klubit u bë si baba i dytë për të dhe para se të vdiste i la amanet klubin.

Auloni është zhvilluar si gjimnast në Shqipëri dhe në moshën 15 vjeçare emigroi në Pragë. Rrëfen se në fillim nuk e vlerësonin dhe i është dashur të punojë shumë për të arritur përgatitjen e kolegëve të tij. “Presidenti nuk merrej fare me mua, isha shumë mbrapa, por  brenda dy viteve përparova shumë dhe fitova disa çmime të rëndësishme në Çeki

Tashmë drejton një klub të rëndësishëm në Çeki po thotë se arritje më e madhe do të jetë të investojë në Shqipëri dhe të hapë një palestër sipas standarteve europiane.

Disa ditë më parë, Shqipëria morri një titull të rëndësishëm botëror në Kampionatin Europian të Gjimnastikës Artistike për meshkuj që zhvillohen në Mersin, Turqi. Matvei Petrov me trajner Alon Hasën fitoi teksa përfaqësonte Shqipërinë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës Artistike për meshkuj.

Top Channel