Humb jetën modelja 29-vjeçare, gjatë ndërhyrjes së rrezikshme për “vithe të kërcyera”/ Ç’duhet të dini rreth “ngritjes braziliane”

17/12/2020 13:46

29-vjeçarja Joselyn Cano, modele dhe influencuese në Instagram (12.8 milionë ndjekës) ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje që njihet gjerësisht si “ngritja braziliane e vitheve”.

E ndjera, e cila jetonte në Kaliforni humbi jetën më 7 dhjetor në Kolumbi, ku kishte shkuar për të bërë procedurën në fjalë. Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur nga një tjetër influencuese, Lira Mercer.

“Oh Zot, Joselyn Cano ndërroi jetë në Kolumbi duke u operuar”, shkroi ajo.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kjo ishte hera e dytë që 29-vjeçarja e bënte ndërhyrjen në fjalë.

Por çfarë është “ngritja braziliane e vitheve”, e cilësuar si ndërhyrja më e rrezikshme estetike dhe sa e rrezikon jetën gjithkush që kryen një të tillë?

Ngritja braziliane e vitheve (BBL) është një procedurë që rrit vithet përmes transferimit të dhjamit. Yndyra e tepërt merret nga zona të tjera të trupit duke përfshirë barkun, ijet, pjesën e poshtme të shpinës dhe kofshët përmes liposuksionit dhe zhvendoset te të pasmet.

Një studim zbuloi se shkalla e vdekshmërisë është rreth një në 3,000, por të dhënat sugjerojnë se mund të jetë edhe më e lartë, një në 500, njofton USA Today. Ndërlikimet ndodhin kur yndyra injektohet aksidentalisht në venën e një pacienti dhe hyn në qarkullimin e gjakut, duke formuar mpiksje.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel