Transformimi i pabesueshëm i 3-vjeçarit “të mallkuar” të shpëtuar nga aktivistja daneze në Nigeri (fotot)

17/12/2020 17:45

Një fëmijë i braktisur drejt vdekjes nga prindërit e tij dhe komuniteti prej bestytnive se ishte “i mallkuar”, ka pësuar një transformim rrënjësor pasi u shpëtua nga një aktiviste bamirësie nga Danimarka.

Pesë vjet më parë në rrjet u shpërndanë pamjet e rënda të tre-vjeçarit të kequshqyer, i braktisur në rrugët e Eket në Nigeri.

Në janar 2016, filantropistja daneze Anja Ringgren Loven e shpëtoi të voglin, i cili më pas u quajt Hope (Shpresë), i cili ishte braktisur në fatin e tij nga familja pasi besonin se ishte “i magjepsur”.

Anja tregon: “Hope ishte në gjendje të rëndë kur e shpëtuam. Ai ishte shumë i kequshqyer dhe kishte disa sëmundje. Dy javët e para ai qëndroi në spital në gjendej të rëndë. Ne nuk e dinim nëse do të mbijetonte apo jo”.

Por sot i vogli, i cili përmbysi shanset duke i mbijetuar të kaluarës traumatike, është një shtatë-vjeçar i lumtur.

Kjo falë bamirësisë së themeluar nga Anja e quajtur ‘Land of Hope’.

Grupi ka ndihmuar në shpëtimin e qindra fëmijëve të braktisur gjatë tetë viteve të fundit, kryesisht në kontinentin afrikan, të cilët si ‘Hope’ akuzohen si ‘të mallkuar’.

Pas shpëtimit nga vdekja e sigurtë në rrugë, Hope ishte dërguar në spital, ku kishte marrë mjekime për të vrarë krimat në barkun e tij dhe kishte bërë transfuzion gjaku për të shtuar qeliza të kuqe.

Më pas ai u ushqye dhe u arsimua nga grupi i bamirësisë, dhe tashmë ai nuk ngjason më fare me fëmijën në prag të vdekjes që preku zemrat e botës me fotot në 2016.

Anja thotë: “Hope është tashmë në shëndet të plotë dhe i pëlqen shumë të shkojë në shkollë. Ai është inteligjent, ka pasion artin dhe kërkon të jetë kreativ. Ne e quajmë nganjëherë ‘Pikaso i vogël’.

Hope nuk i ka takuar kurrë prindërit e tij biologjikë pasi Anja nuk arriti t’i gjente ato.

Akuzat për magji ndaj personave të caktuar në vendet afrikane vijnë si rezultat i sëmundjeve në familje, dështimit të të korrave, infertilitetit, dhe shpeshherë faji u vihet fëmijëve duke i akuzuar si të mallkuar.

Supersticuione të tilla në Nigeri ndodhin më shpesh në zonat e lumit Cross River, dhe Akëa Ibom State.

Këtu, besimet kristiane të përziera me ato tribale dhe me mungesën e arsimit, krijojnë forma të frikshme besimi në shtriga, shtriganë dhe ekzorcizëm.

FOTO GALERI
1/10
Pesë vjet më parë në rrjet u shpërndanë pamjet e rënda të tre-vjeçarit të kequshqyer, i braktisur në rrugët e Eket në Nigeri.

Top Channel