Prokuroria: Dosja gjyqësore 2-3 muaj para gjyqit/ Avokati i Thaçit: Na duhen të paktën 18 muaj minimumi për mbrojtjen

17/12/2020 13:01

Ish-komandantët e UÇK  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqi janë sot sërish para gjykatësve të dhomave te specializuara për Kosovën në Hagë ku po zhvillohet një seancë për ecurinë e procesit.

Prokurorja tha se janë dorëzuar rreth 3000 dokumente për mbrojtjen, por dosja përfundimtare do i dorëzohet 3 muaj para gjyqit. Kjo kohës është cilësuar e pamjaftueshme nga avokatët për të përgatitur mbrojtjen.

Ndërkohë mbrojtja kërkon minimumi 18 muaj kohë, ndryshe nga sa pretendon prokuroria për 2-3 muaj.  Gjatë fjalës së tij, avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi tha se nuk u besonte veshëve kur ka dëgjuar prokurorinë që tha se dosjen e plotë gjyqësore do e publikonin 2-3 muaj.

“Është parakohe, ne nuk kemi filluar të trajtojmë akoma këtë çështje. Është tepër herët për ne, ne sapo kemi marrë ato dokumente… ende po i shkarkojmë ato. Dua të them se kur Z. Gjykatës na drejtohet sa i takon fillimeve të gjykimit, vera e vitit 2022, nuk ishte një kërkesë për të hedhur poshtë kërkesën qesharake të prokurorisë. Afati 18 mujor është minimumi që na duhet për t’u përgatitur për çështjen. Tek dëgjoja prokurorin doja të pickoja vetën nga këtu… a është e mundur të behët një gjyq… jam mendje hapur kur i drejtohem institucionit, këto fjalë të prokurorit janë zhgënjyese… do të duhen të paktën 18 muaj”, tha avokati i Thaçit.

Top Channel