E enjte, 27 Maj 2021
09:23
Falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim 26-vjeçarja

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës sepse falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar formularët që duhen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

09:21
EMRI/ Kjo është deputetja që mori mandatin e Tom Doshit

Deputetja që mori mandatin e Tom Doshit, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve është Jetmira Rraboshta.

09:16
Tetë të vrarë nga të shtënat në Kaliforni

Tetë persona u vranë në San Hoze të Kalifornisë në SHBA kur një person hapi zjarr në një parking hekurudhor, thanë autoritetet.

09:09
“1200 euro për t’i kaluar në vendet e BE-së”/ Tre të rinjtë kapen në flagrancë duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, pasi u kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

08:58
‘Dashnorja më e suksesshme e Britanisë’/ Tradhtitë bashkëshortore u shumëfishuan gjatë pandemisë (FOTOT)

Njerëz të ngecur në marrëdhënie të palumtura, kanë më shumë gjasa të kryejnë tradhti bashkëshortore këtë vit, thotë e njohura ndryshe si “dashnorja më e suksesshme e Britanisë”, e cila parashikon se me zbutjen e masave kufizuese, më në fund ngërçi seksual i shkaktuar nga pandemia mund të çlirohet.

08:45
Policia aksion në Thumanë, gjen fidanë të dyshuar kanabis. Arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim

Policia e Krujës ka vënë në pranga 6 persona, ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur në tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

08:30
“Sot hap dyert”/ Rama poston videon e Spitalit Memorial të Fierit, mesazhi për qytetarët e skuadrës shqiptaro-turke

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Spitali Memorial i Fierit, i cili është ndërtuar me donacione të dhëna nga Turqia.

08:17
Pandemia më fatale te meshkujt e rinj shqiptarë, vdekjet e grupmoshës 35-39 vjeç u rritën 54% në 2020-n

Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë.

08:12
SHBA në kërkim të origjinës së pandemisë së koronavirusit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka udhëzuar hetime të reja të shërbimeve sekrete për origjinën e pandemisë së koronavirusit, që prej më shumë se një viti e ka vendosur mbarë botën në gjendje të jashtëzakonshme. Shërbimet informative duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre në mbledhjen dhe analizimin e informacioneve për mundësinë e një aksidenti në laboratorin në Kinë dhe brenda 90 ditësh duhet të paraqesin një raport, njoftoi Biden.

07:48
Studimi/ 4 arsye pse java e punës duhet të ketë 4 ditë

Shkurtimi i javës së punës, duke mos ulur pagën, u jep punonjësve një pushim shumë të nevojshëm – veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19.

07:24
Diell dhe ulje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

06:58
Biden: Komuniteti i zbulimit i ndarë mbi origjinën e COVID-19-s

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se komuniteti amerikan i zbulimit është i ndarë lidhur me origjinën e koronavirusit, rreth asaj nëse virusi vjen nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar apo nëse ai ishte pasojë e një aksidenti laboratorik.

06:32
Samiti Biden-Putin në klimën e tensioneve dypalëshe

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti Joe Biden do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë muajin tjetër, ndërsa administrata kërkon të rivendosë stabilitetin e marrëdhënieve në klimën e tensionimit të tensioneve dypalëshe.

06:16
Njihuni me 5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar, i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit. Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.

05:55
Lidhja e fortë mes diabetit dhe shëndetit të zemrës/ Çfarë duhet të keni kujdes

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës. Sipas studimeve të fundit, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër. Meshkujt e prekur nga diabeti janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ata që nuk janë me diabet.

05:37
Zbuloni si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky është rezultati i një studimi të ri të ekspertëve të Kalifornisë të publikuar në revistën Endourology.

05:20
‘Fshirja e pëlqimeve’, Facebook dhe Instagram vijnë me një opsion të ri

Pas dy vjet testimi, Facebook po paraqet një mundësi të re – fshehjen e pëlqimeve. Facebook ka punuar mbi këtë opsion që nga 2019 dhe tani ka vendosur që ta vendosin në FB dhe Instagram.

05:05
Koreja e Jugut do të lehtësojë masat kundër COVID-19 për të vaksinuarit

Koreja e Jugut njoftoi se njerëzit që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do ta kenë më të detyrueshme që të mbajnë maska nga muaji korrik.

03:36
Biden u kërkon agjencive të inteligjencës të hetojnë origjinën e COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të mërkurën (26 maj) agjencitë e inteligjencës amerikane që për një periudhë prej tre muajsh t’i raportonin atij nëse koronavirusit i ri e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik.

03:13
BE gjobë maksimale AstraZeneca-s për vonesat në shpërndarjen e vaksinave

​Bashkimi Europian i ka kërkuar gjykatës së Brukselit t’i vendosë një gjobë maksimale AstraZeneca-s për vonesat e saj në shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19.

02:42
Afrikë, shkon në mbi 4.8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) ka kaluar shifrën 4.8 milion.

02:20
Shkon mbi 3.5 milionë numri i të vdekure nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3.5 milionë.

01:55
SHBA, arrin në afro 591 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 590.995, prej të cilëve 298 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

01:34
8 të vrarë me armë në San Hoze/ 1 person i armatosur hapi zjarr në një kompleks për parkimin e tramvajeve në Kaliforni

Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën në mëngjes, kur një njeri i armatosur hapi zjarr në një kompleks për parkimin e tramvajeve në San Hoze të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

01:11
Rinumërimi nuk ndryshon mandat/ LSI humbi 1 votë në Durrës, ulen edhe votat e PD

LSI shpresoi të gjente në kutitë e qarkut Durrës 136 votat të cilat i duheshin për të marrë mandatin e saj të parë parlamentar, por pas 9 orësh rinumërimi ajo jo vetëm që nuk rikuperoi asnjë votë, por doli me më pak se një votë. Përfaqësuesit ligjor të opozitës kundërshtuar procesin të cilin vet e kërkuan duke paralajmëruar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.

00:56
Villareal fiton Europa League/ Mundi me penallti Manchester United

Villarreali bën historinë në futbollin e Kontinentit të Vjetër. Skuadra spanjolle është ajo që fitoi Europa League pas një finale dramatike të zhvilluar në Gdansk të Polonisë ku gjithçka u zgjidh pas gjuajtjeve të 11 metërshave teksa 120 minutat e kohës së rregullt dhe asaj shtesë u mbyllën me rezultatin 1-1.

00:43
Vllaznia humb shansin/ Lojtarët, drejtuesit e ekipit dhe tifozët me lot në sy pasi nuk fituan titullin

Besuan deri në fund, me ëndrrën e madhe për të kthyer titullin kampion në Shkodër pas 20 vitesh por pavarësisht fitores me Laçin, Vllaznia nuk ia arriti.

00:30
Një trajner shkodran solli fitoren/ Entuziazmi i presidentit dhe lojtarëve të Teutës për fitoren e titullit

Teuta tashmë e ngriti trofeun e skuadrës kampione të shqipërisë në fund të një kampionati të luftuar deri në minutën e fundit sidomos me Vllazninë.

00:22
Teuta kampione pas 27 vitesh/ Gara e fortë deri në minutën e fundit për titullin e këtij sezoni

Golat duheshin dhe ata erdhën lumë në ndeshjen e javës së 36 të kategorisë Superiore që pa Teutën të kurorëzohet si mbretëresha e Futbollit shqiptar për këtë vit. Skuadra durrsake u rikthye te suksesi pas 27 vitesh pas një sezoni intensiv dhe të lodhshëm.

E mërkurë, 26 Maj 2021
23:58
Duro: Laçi e Vllaznia nuk kanë pasur aleanca, ja pse nuk luajti Sherri

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u shfaq mjaft i qetë në përfundim të ndeshjes me Vllazninë, teksa kurbinasit e mbyllën kampionatin në vendin e katërt, duke siguruar një biletë për në Kupat e Europës.

23:39
Teuta rikthehet në fron, fiton titullin kampion pas 27 vitesh

Plot 27 vjet më pas, “mbretëresha” ngjitet sërish në fron. Teuta e Durrësit është kampione e Shqipërisë për herë të dytë në histori, por për herë të parë në foto-finish. Pas 1994-ës të largët, “djemtë e detit” ia dolën të ngjiten në majën më të lartë të futbollit shqiptar, në një sezon të luftuar deri në fund dhe që u vendos vetëm nga diferenca e golave.

23:27
Brdariç: Kemi bërë një kampionat shumë të mirë, tani të mendojmë për Kupën

Vllaznia bëri një sezon perfekt, por nuk ia doli të ngrejë lart titullin kampion, ndonëse grumbulloi po aq pikë sa Teuta kampione. Golavarazhi la shkodranët në vendin e dytë, megjithatë trajneri Thomas Brdaric tha se sezoni për kuqeblutë nuk ka përfunduar ende dhe se duhet të mendojnë për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

23:01
Finalja e Ligës së Evropës, mes Villarreal dhe Manchester United shkon në vazhdime, 90 minutat nuk prodhojnë fitues

Villarreal dhe Manchester United kanë luajtur baras (1-1) pas 90 minutave në finalen e Ligës së Evropës, duke e dërguan ndeshjen në vazhdime.

22:55
Risia e radhës e “Instagram” dhe “Facebook” / Mund të fshihni pëlqimet nga postimet tuaja

Kompanitë e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim.

22:45
Arabia Saudite njeh patentat shqiptare

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite. Qeveria ka miratuar sot në parim marrëveshjen me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

22:39
Pasaporta jeshile/ Anëtarja e EMA-s në Open: Vendimi për vaksinat e Sputik dhe Sinovac do të jetë në gusht

Anëtarja e EMA-s, Ornela  Ademi nënnjë lidhje me skype në emisionin “Open” tha se në muajin gusht do të ketë një përgjigje nëse vaksinat Sputik dhe Sinovac do të jenë apo jo në pasaportën jeshile të covid.

22:38
Mënyra si përdorni celularin tregon shumë për personalitetin tuaj

Gratë kalojnë mesatarisht 600 minuta në një celular çdo ditë, krahasuar me 459 minuta për burrat, sipas një studimi.

22:11
Super hëna e ‘përgjakur’, spektakël në qiell

Vëzhguesit e qiellit në unazën e Paqësorit panë super hënën e përgjakur, shumë të rrallë, e kjo në një kohë me një eklips të jashtëzakonshëm hënor.

22:11
Kombinimi i dy llojeve të ndryshme të vaksinave anti Covid/ Sulçebe: Jep më shumë efekte anësore

Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më shumë efekte anësore, thotë mjeku Genc Sulçebe.

22:07
Rekord të vaksinuarish sot, Manastirliu : Po shkojmë drejt…

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë vaksinuar edhe 12 621, duke e çuar në total në 748 986 mijë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë.

21:57
“E patolerueshme që studentët e Mjekësisë nuk u vunë në vijë të parë”, mjeku infeksionist kundërshtohet nga Brataj

Mjeku infeksionist, Gent Stroni i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” e ka konsideruar të patolerueshme që studentët e mjekësisë nuk u vunë krah mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër covid.

21:54
Varianti indian i Covid 19 në Britani/ Franca vendos karantinë për shtetasit që vijnë nga Anglia

Franca është bërë vendi i fundit evropian që vendos kufizime për udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të përhapjes së variantit indian të koronavirusit.

21:49
Mjeku infeksionist në Open: Masat anticovid duhet të hiqen

Sot pas 244 ditësh nuk pati asnjë të vdekur nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa numri i të prekurve sa vjen e pakësohet dita ditës.

21:42
Shkenca llogarit ‘moshën maksimale’ që njeriu mund të arrijë (fotot)

Ekspertët kanë përpunuar shifrat e biologjisë, duke thënë së fundmi se një ditë njeriu do të jetojë deri në një maksimum prej 150 vjetësh. Aktualisht njeriu më i vjetër në botë është gruaja franceze Jeanne Calment, që jetoi deri në 122 vjeçe.

21:38
A do të ketë lehtësim të masave anticovid? Mjeku infeksionist në Open: Tirana e ka marrë dozën e imunitetit

Sot pas 244 ditësh nuk pati asnjë të vdekur nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa numri i të prekurve sa vjen e pakësohet dita ditës.

21:31
“Këto masa janë të panevojshme”/ Sulçebe dhe Brataj ‘përplasen’ në Open: Studimi që bëtë i cunguar, edhe sot vijnë pacientë në gjendje të rëndë

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe thotë se epidemia e koronavirusit në vendin tonë, po shkon drejt fundit.

21:18
Përdhunimi nga 5 persona i 15-vjeçares, Yuri Kim: Autorët të dënohen! T’i jepet fund dhunës ndaj gruas

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Rrëshen, ku u përdhunua nga 5 persona një 15-vjeçare.

21:18
Nesër rishikohen masat/ Brataj: Fatale nëse i heqim të gjitha! E kemi parë ç’ndodhi më parë

Shefi i urgjencës Skënder Brataj tha në Open se është ende herët për të hequr të gjitha masat kundër pandemisë.

21:04
Sulmuesi i zhveshur qëllon ndaj policëve nga shtëpia e rrethuar në Irlandë

Dy oficerë policie u qëlluan dje nga një sulmues i zhveshur që hapi zjarr nga dritarja e shtëpisë së tij, gjatë një rrethimi dy-orësh me forcat e rendit.

21:02
Biden u kërkon agjencive të inteligjencës të hetojnë origjinën e COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të mërkurën (26 maj) agjencitë e inteligjencës amerikane që për një periudhë prej tre muajsh t’i raportonin atij nëse koronavirusit i ri e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik.

20:55
Sezoni i luleve dhe trëndafilave, njerëzit ndajnë fotot e kopshteve të tyre dhe pamjet janë magjike

Një kopsht në lulëzim është një ‘festë’ për sytë dhe hundët tona, dhe edhe pse fotografitë nuk mund të transmetojnë aromëra, fotografitë që njerëzit kanë ndarë në ‘Reddit’ janë kaq befasuese, sa duket sikur ndjejmë erën e këndshme të tyre vetëm nëpërmjet imazheve.

20:52
Belgjika pezullon vaksinimin me “Johnson&Johnson” të personave nën 41 vjeç

Belgjika pezulloi vaksinim e qytetarëve me “Johnson&Johnson” për personat nën 41 vjeç sepse një grua ndërroi jetë pasi mori vaksinën.

20:35
Fiks Fare/ “Inxhineri” 89-vjeçar zbulon gabimet e rindërtimit të banesave

Një “inxhinier” 89-vjeçar ka zbuluar gabimet e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua z.Yzeir Beqiri, i lindur në vitin 1932 në Çamëri.

20:23
Sot dilni të shihni superhënën/ Supërhëna dhe eklipsi do të shfaqen në të njëjtën kohë

Vëzhguesit e qiellit në unazën e Paqësorit do të mund të ngrenë sytë nga qielli këtë mbrëmje, për të parë një super hënë të përgjakur, shumë të rrallë, e kjo në një kohë me një eklips të jashtëzakonshëm hënor.

20:09
Ftesë në 5/ Ish-banori i BB kujton puthjen treshe, shokohet pastori dhe braktis emisionin

Sot në “Ftesë në 5” me BIeta Sulon u diskutua puthja treshe mes këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, të dashurit të saj Taika Waititi dhe aktores Tessa Thompson.

20:05
Emri/ Paraqitet në spitalin e Vlorës me plagë arme në këmbë, rrethanat ende të paqarta

Një person është paraqitur në spitalin e Vlorës me një plagë me armë zjarri në këmbë.

20:03
Inter njofton largimin e Contes: Mbetet pjesë e historisë tonë

Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit. Lajmi që qarkullonte prej rreth 24 orësh në mediat italiane, është bërë zyrtar pasditen e sotme pasi ka qenë vetë klubi zikaltër që ka komunikuar divorcin nëpërmjet një komunikate zyrtare.

20:02
Festivali i teatrit të shkollave/ Sonte në mbrëmje ndahen çmimet në zhanrin e monologut

TK Rin Art, Festivali i teatrit të shkollave të mesme të Tiranës ka mbërritur në edicionin e katërt.

19:55
Tarifat e universitetit nuk do ulen/ Rektori: Me mësimin online familjet e studentëve kanë kursyer

“Edhe pse viti akademik do të mbyllet online sipas vendimit të universitetit të Tiranës, nuk do të ketë ulje të tarifave të studimit pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve”.

19:54
Turistët vijnë se s’ka kufizime/ Shifra më të larta edhe se viti 2019, veçanërisht nga Kosova

Turizmi po jep sinjale gjallërimi.

19:50
I hodhi karrigen në mes të emisionit, Atdheu përballë Shqipes (Fotot)

Gjatë puntatës së sotme të konkurrentëve të Për’Puthen po trajtohet përplasja mes Shqipes dhe Atdheut.

19:41
Presidenti bjellorus quan zemërimin për incidentin e avionit ‘provokim i planifikuar’

Alexander Lukashenko ka bërë sot komentet e para publike pas uljes së një avioni të linjave britanike javën që shkoi, duke akuzuar qeveritë perëndimore për nisjen e një “lufte moderne hibride” kundër Minskut, ndërsa fushatën mediatike të zemërimit në lidhje me incidentin e quajti “provokim i planifikuar”.

19:27
Një nga çiftet më të pëlqyer në “Për’puthen”, por nuk dolën bashkë/ Ana përballet me Atdheun: Pse s’më sheh në sy…

Ana dhe Atdheu tashmë janë miq, por kur ishin konkurrentë në emision, publiku i donte si çift.

19:19
Gati në vjeshtë/ Ja si do jenë dy lagjet e reja në Zall Herr dhe në Ndroq pas rindërtimit (Foto)

Banorët në Zall Herr dhe në Ndroq, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në lagje të reja, të urbanizuara me shtëpi shumë herë më të mira se më parë.

19:18
Përplasja e fortë Atdheu-Shqipe/ Tea: E pajustifikueshme nëse një karrige i drejtohet një vajze

Gjatë puntatës së sotme të konkurrentëve të Për’Puthen po trajtohet përplasja mes Shqipes dhe Atdheut.

19:13
2-vjetori i operacioneve të përbashkëta me FRONTEX në Shqipëri, ceremoni në Gjirokastër

Në 2-vjetorin e fillimit të operacioneve të përbashkëta me FRONTEX në Shqipëri, u mbajt sot një ceremoni në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Gërhot të Gjirokastrës.

19:11
Meta shkarkohet më 10 qershor/ Të premten Komisioni përfundon raportin hetimor

Komisioni hetimor për presidentin meta do ti dërgoj kuvendit raportin final këtë të premte. Top channel ka mësuar se komisioni do kërkojë shkarkimin e presidentit dhe më 10 qershor do votohet në Kuvend.

19:03
‘Shumë të vdekur’ përfshi dhe sulmuesin, nga mësymja me armë në impjantin e trenave në Kaliforni

Një sulmues ka hapur zjarr pranë një treni pasagjerësh duke lënë disa të vdekur sot në Kaliforni, njoftoi policia në SHBA.

18:56
Mandatet e Durrësit nuk ndryshojnë/ “Zhgënjen” LSI, humbet 1 votë në rinumërim

Për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër, KQZ u shndërrua në një KZAZ ku u numëruan 108 kutitë e qarkut Durrës, por sërish nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

18:55
Teuta luan ‘tenis’ me Apoloninë, kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh! Dorëzohet Vllaznia

Plot 27 vjet më pas, “mbretëresha” ngjitet sërish në fron. Teuta e Durrësit është kampione e Shqipërisë për herë të dytë në histori, por për herë të parë në foto-finish. Pas 1994-ës të largët, “djemtë e detit” ia dolën të ngjiten në majën më të lartë të futbollit shqiptar, në një sezon të luftuar deri në fund dhe që u vendos vetëm nga diferenca e golave.

18:38
Rrëfime tronditëse për majin e vitit 1996/ Flasin dëshmitarë të kohës: Terror dhe frikë për jetën

26 maji i viti 1996 mbahet mend si një nga ditët më të errëta të demokracisë në vendin tonë.

18:36
Familja mobilizohet të shpëtojë kavien e pyllit nga gropa në Brazil… sapo e nxjerrin, e mbyt qeni i shtëpisë (fotot)

Një familje në Brazil mbeti e shtangur teksa një kavie e egër pylli që mezi arritën të shpëtonin nga një gropë e thellë, u mbyt nga qeni i shtëpisë sapo e lëshuan të lirë.

18:04
Kategoria Superiore/ Mbyllen pjesët e para! Për momentin Teuta kampione

Kanë mbaruar pjesët e para të ndeshjeve të kategorisë superiore, dhe Teuta deri tani ka shanset të marrë titullin kampion për shkak se ka një gol më shumë se Vllaznia.

17:55
Aksident në Tiranë/ 56-vjeçari humb kontrollin e makinës, përplas 2 këmbësore

Një 56-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit në zonën e ish Misto-Mames në Tiranë dhe ka aksidentuar 2 këmbësore.

17:45
Irlanda gati të njohë ‘aneksimin de facto’ të Palestinës nga Izraeli

Qeveria e Irlandës do të votojë një amendament që nëse kalon, do të sjellë dëbimin e ambasadorit izraelit nga vendi dhe vendosjen e sanksioneve ndaj tel Avivit.

17:44
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe ‘Tatimet’ organizojnë Forumin e Biznesit për Fiskalizimin

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe drejtues të tjerë të lartë të DPT-së, morën pjesë ditën e sotme në Forumin e Biznesit me temë “Fiskalizimi”, takim ky i thirrur dhe organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.  

17:44
Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjykata Kushtetuese cakton datën

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën kur edhe do të shqyrtojë padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

17:44
Blendi Gonxhe në Top Talk: U ndjemë të tradhtuar, një ish-komunist si Berisha rrëmbeu PD-në dhe kauzën e demokracisë

26 maji i 25 viteve më parë ishte ditë zgjedhjesh në Shqipëri, por përfundoi në një betejë të vërtetë mes qeverisë dhe opozitës.

17:35
Tronditëse! Ja si duket një shtëpi ku është pirë duhan për 26 vite

Një pastruese shtëpish ka shpërndarë imazhet tronditëse të pjesës së brendshme të banesës së një personi që kishte pirë duhan gjatë gjithë jetës.

17:25
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 15 raste të reja!

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

17:18
Manastirliu: Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot nga covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se sot s’kemi asnjë humbje jete nga covid.

17:12
‘E dashura’ ilegale më e suksesshme: Tradhtitë bashkëshortore janë shumëfishuar gjatë pandemisë (fotot)

Njerëz të ngecur në marrëdhënie të palumtura, kanë më shumë gjasa të kryejnë tradhti bashkëshortore këtë vit, thotë e njohura ndryshe si “dashnorja më e suksesshme e Britanisë”, e cila parashikon se me zbutjen e masave kufizuese, më në fund ngërçi seksual i shkaktuar nga pandemia mund të çlirohet.

16:58
Misteri i vdekjes së Evgjeni Baxhos, askush nuk shpjegon simbolet që u gjetën në trup (fotot )

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen e ngjarjes së rëndë të vdekjes së 23-vjeçares Evgjeni Baxho.

16:51
Tjetër ciklon i fuqishëm në Indi, miliona njerëz të evakuuar (Video)

Më shumë se një milion njerëz në Indi janë evakuuar, ndërsa një ciklon i fuqishëm ka filluar të zbresë në bregun lindor, këtë të mërkurë.

16:48
Ekzekutimi i Everest Cakës, policia kontrolle në lagjen “Skënderbej”

Policia po kryen kontrolle në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku më 11 maj u ekzekutua Everest Caka.

16:37
Princi Harry akuzon mbretërorët për ‘heshtje, neglizhencë totale’ ndaj problemeve mendore të tij e Meghan (fotot)

Zbulimet e fundit të Dukës së Sussex vijnë pas një hulumtimi të pavarur ku thuhet se gazetari i rrjetit BBC, Martin Bashir ka përdorur “sjellje manuipuluese” për të siguruar intervistën skandaloze me Princeshë Diana në vitin 1995.

16:24
Rikthehen koncertet, Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen në festivalin ndërkombëtar “Primavera Sound 2022”

Festivali Primavera Sound me bazë në Barcelonë ka prezantuar disa prej emrave të mëdhenj që do të performojnë në edicionin e radhës, në vitin 2022.

16:20
Vendimi për ish-gjyqtarin Fatos Lulo/ Mbetet në fuqi sekuestrimi i pasurisë

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e pasurive të ish-gjyqtarit Fatos Lulo.

16:10
Maqedoni e Veriut/ Nis vaksinimi i personave me sëmundje të rralla

Vaksinimi i personave me sëmundje të rralla ka filluar ditën e sotme n ka filluar ditën e sotme në Maqedoni të Veriut.

15:56
LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Beratit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë padi për rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

15:52
E rëndë në Tiranë/ 37-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

15:51
Aktorët e ‘Friends’ rikthehen thuajse të pandryshuar në serialin e famshëm të 17 viteve më parë (fotot)

Kasti i aktorëve të serialit të famshëm amerikan “Friends” është rikthyer me fytyra thuajse të pandryshuara në skenën e kolltukut ku u mbyll 17 vjet më parë episodi i fundit.

15:47
Osmani takohet me Mizutani, kërkon ndihmën e Japonisë për tejkalimin e pandemisë covid-19

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Japonisë Akira Mizutani, me të cilin bisedoi mbi nevojën e bashkëpunimit dhe menaxhimin e pandemisë kundër covid-19.

15:46
Zyrtare, Fabio Paratici largohet nga Juventusi

Fabio Paratici largohet nga Juventusi. Pas zërave të shumtë të muajve të fundit, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizmi nga vetë shoqëria bardhezi.

15:33
Reja: Do bëjmë listën për Botërorin/ Kombëtarja po përgatitet për përballjet në qershor me Uellsin dhe Republikën Çeke

Përfaqësuesja kuqezi ka filluar grumbullimin këtë mesjavë për ndeshjet miqësore të muajit qershor, më datë 5 me Uellsin dhe më 8 qershor me Çekinë, të dyja këto ndeshje në transfertë. Problematikë në këtë grumbullim me sa duket për trajnerin Edi Reja janë lojtarët që në një pjesë e tyre mungojnë për shkaqe që kryesisht lidhen me kontratat, përveç dëmtimeve.

15:30
Rikthehet kinemaja në Gjirokastër/ Në verë do të shfaqen filmat e parë

Në Gjirokastër kinemaja do të rikthehet këtë verë pas 30 vjetësh. 

15:29
Kosovë/ 44 raste të reja me covid dhe 152 persona të shëruar

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të mërkurën nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi.

15:24
LDK: Pa SHBA nuk ka dialog/ Deklarata e kryetarit të LDK pas takimit me Kryeministrin Kurti

“Pa pjesëmarrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog as që duhet të ketë dialog” me Serbinë.

15:22
Kuvendi, debate për bitcoin/ Deputetët: Jemi shumë vonë me rregullimin e tregut të kriptomonedhave

Vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore që plotësojnë tërësisht kuadrin rregullativ të ligjit “Për tregjet financiare bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” që legjitimon përdorimin e kriptovalutave v në vend të kanë ngjallur diskutime në komisionin e Ekonomisë.

15:19
Xhaçka thirrje shqiptarëve: Aplikoni për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës, që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.