Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Policia dhe prokuroria angleze mbrëmjen e kësaj të hënë ngriti akuzën e vrasjes ndaj një emigranti që punonte si shpërndarës picash në Angli.
Top Channel duke iu referuar prokurorisë angleze raporton se për vrasjen e Sabina Nessa në Kidbrooke, në Juglindje të Londrës më 17 Shtator akuzohet Koci Selamaj, 36 vjeç banues në Terminus Road, Eastbourne.
Paraditen e të martës ai do të dalë për masë sigurie në gjykatën Willesden Magistrates’ Court.
Selamaj emigrant prej shumë vitesh në Angli u arrestua në Eastbourne, East Sussex në banesën e tij. Mbetet i paqartë motivi vrasjes.
Për zbulimin e kësaj vrasje shërbyen kamerat e sigurisë CCTV.
Një fqinj i Koci Selamaj tha për median britanike:
Ai është shqiptar. “Nuk e kam parë për një muaj, vinte shpesh në dyqanin tonë për të blerë produkte. Ishte një person i padëmshëm, gjithmonë e mbante kokën ulur kur ecte”

Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.