Top Talk/ Edi Rama ndan edhe akademikët! Rexhep Qosja e vlerëson si politikanin më të suksesshëm të Shqipërisë, Artan Fuga e sheh të papërshtatshme këtë deklaratë

27/09/2021 18:30

Akademiku Artan Fuga në një lidhje me skype në emisionin e pasdites në Top Channel, Top Talk ka komentuar vlerësimin si politikanin më të suksesshëm të Shqipërisë të Rexhep Qoses drejtuar Edi Ramës.

Ai e ka komentuar një marrje-dhënie dekorimin e profesor Qoses, ku sipas Fugës dukej sikur “unë të dekoroj dhe ti si intelektual thuaj ndonjë fjalë të mirë për mua”. Sipas akademikut, deklarata mund të ishte evituar.

Është një konsideratë që kryeministri i Shqipërisë deklaroi, bëri publike një studiues i rëndësishëm, një figurë të rëndësishme të kombit shqiptar, siç është Qosja. Ka kontribut që në një kohë që Shqipëria ishte e izoluar, alternativë në raport me atë që bëhej në Shqipëri. Megjithatë pa i hequr asnjë vlerë asaj merite që ka profesori, desha të them që gjithsesi shpresoj të mos jetë edhe shumë e lidhur me deklaratat e profesor Qoses që Edi Rama është më i suksesshmi i Shqipërisë, mendoj se nuk kishte nevojë. Se duket që është një marrje-dhënie, ku unë si politikan të dekoroj, ti si intelektual thuaj ndonjë fjalë të mirë për mua. Nuk po them që ka qenë qokë, por mund të ishte evituar. Do të doja që Rama ashtu siç e vlerëson Qosen, që meriton tërë respektin e institucioneve. Ndihem keq që dy institucione japin dekorata. Unë e vlerësoj jashtëzakonisht profesor Qosen në kritikat e tij”, tha Fuga.

Top Channel