Vizita në Kosovë/ Ja si pritet në takim kryeministri Edi Rama nga kreu i PDK

27/09/2021 12:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi.

Vihet re se takimi i Ramës me Krasniqin është tepër i ngrohtë pasi përshëndeten si dy miq. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje para se të fillojë takimi.

Ndërkohë që kryeministri Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë, e ku mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave, të cilët kanë treguar se për cfarë kanë folur.

Top Channel