Rexhep Qose: Rama, politikani më i suksesshëm në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri

27/09/2021 14:38

Kryeministri Edi Rama ka nderuar Rexhep Qosjen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes” gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Teksa ka falënderuar kryeministrin Rama për nderimin, akademiku Rexhep Qose tha se Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm në këto 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri.

Rexhep Qose: Ndihem i nderuar që Rama më nderoi para jush me yllin e mirënjohjes publike, me një simbol shumë domethënës për historinë e jetës sonë kombëtare. Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm të Shqipërisë në këto 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Ai ka sjellë risi, fryte, zhvillime të reja në jetën politike, shoqërore,. kombëtare shqiptare. Rama është edhe intelektual krijues. Ai është piktor dhe është shkrimtar.

E ndjej veten të privilegjuar që ky nderim mu bë sot në Prishtinë dhe ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë me këtë simbol u bë pas takimit të dy delegacioneve.

Rama dhe Kurti janë politikanë dhe intelektual edhe të kritikuar, kurrë e kurrë me arsye dhe shumë më shpesh edhe pa arsye. Mund ti dëgjojmë ato kritika me të cilat mund të pajtohem e me ato që janë kritika pa të dhëna, të padëshmuara, Kritikat janë të nevojshme në jetën politike e shoqërore, sjellin nxitje e frymëzim.

Top Channel