Afrikë/ Mbi 8.3 milionë raste me COVID, 209.356 viktima

27/09/2021 16:19

Numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë tejkaloi 8.3 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 209.356.

Në kontinent numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 8.312.887 ndërsa numri i të shëruarve në 7.602.345.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe në Etiopi.

Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe në Egjipt.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent janë dërguar 181 milionë doza të vaksinës ndërsa 136 milionë persona janë vaksinuar.

 

Top Channel